Në luftë, por vendi më bujar në botë

Lajme

Në luftë, por vendi më bujar në botë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 10:52
Pamje nga video

Një shtet i rrënuar nga lufta dhe i sunduar nga një juntë ushtarake shtypëse për dekada të tëra, gjithsesi është “strehë” e njerëzve më bujarë të botës.

Një studim i fundit nga BBC tregon se, irakianët janë njerëzit që mirëpresin më mirë të panjohurit, ndërsa banorët e Mianmarit janë njerëzit më të prirur për të dhuruar parà dhe të mira materiale.

Tetë në 10 irakianë kanë ndihmuar dikë që nuk e njohin, ndërsa 91% e shtetasve në Mianmar kanë dhënë parà për bamirësi. Më pas renditen amerikanët. 63% e amerikanëve kanë dhuruar fonde, ndërsa 73% kanë dhënë ndihmën e tyre për të huajt.

Studimi ka marrë parasysh donacione financiare, ndihmën e ofruar dhe vullnetarizmin. Ndërsa në Europë, vendi më bujar është Mbretëria e Bashkuar dhe pas saj Irlanda. Në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Afrikë veçohet Kenia, ndërsa në Amerikën Latine, Guatemala.

Ndërkaq edhe Libia ka në thelb të kulturës bujarinë. Pas revolucionit që rrëzoi Gaddaffin nga pushteti, libianët u bënë shumë më mikpritës dhe e reflektonin kudo atë. Por është gjendja e vazhdueshme e konfliktit që ka kontribuar në renditjen aktuale. Megjithatë, në mungesë të autoriteteve shtetërore, civilët kanë vetëm njëri-tjetrin për të kërkuar dhe ofruar ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat