Kërkohet hetim për ish-inspektorët e UDB-së

Lajme

Kërkohet hetim për ish-inspektorët e UDB-së

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:13
Ilustrim

Ish i burgosuri politik, Tafil Morina i ka bërë thirrje të gjithë ish të burgosurve politik të viteve tetëdhjeta që të angazhohen seriozisht në përpilimin e një akuze të përbashkët, për të denoncuar torturuesit e tyre.

Ai në një opinion dërguar mediave, ka shkruar se të gjithë të torturuarit barbarisht nga inspektoret gjatë viteve tetëdhjeta të përgatisim një akuzë ndaj torturuesve siç janë inspektorët e sigurimit, të cilët edhe sot janë gjallë dhe disa prej tyre në funksione publike.

Morina ka shkruar se të gjithë duhet t’i drejtohen Prokurorisë së shtetit, për t’i denoncuar këta inspektorë.

Ja opinioni i plotë i Morinës:

Katër "letrat" e Presidentit drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë së Kosovës, mendoj se kanë shumë kuptim, dhe janë një fillim i mirë për të filtruar përfundimisht dilemat më të mëdha në Kosovë. Ishin të domosdoshme (ani pse dikush do të thotë se janë të vonuara). Për të dal para drejtësisë kriminelët asnjëherë nuk është vonë. Tani mendoj se nuk është vonë, që edhe ne të torturuarit barbarisht nga inspektoret gjatë viteve tetëdhjeta(‚80) të torturuar fizikisht në burgjet e Jugosllavisë të përgatisim një akuzë ndaj torturuesve (inspektorëve të sigurimit, të cilët edhe sot janë gjallë dhe disa prej tyre në funksione publike). Duhet t’i drejtohemi Prokurorisë së shtetit, për t’i denoncuar një nga një. Jemi të vetëdijshëm se një pjesë e të burgosurve politik të atyre viteve akoma janë gjallë dhe vazhdojnë të vuajnë fizikisht, e besa edhe psiqikisht nga torturat e ushtruara nga ish-eksponentet e UDB- ës të atyre viteve.

Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se ka më shumë se një rast që edhe kanë vdekur të burgosurit pikërisht nga torturat politike e çnjerëzore të UDBASHËVE të asaj kohe. Sot janë të rehabilituar (ish-udbashët) e të relaksuar. Bile vazhdojnë të thirren në atë se kanë bërë vepra "patriotike". Me këtë rast i bëjë thirrje të gjithë ish-të burgosurve politik të viteve tetëdhjeta që të angazhohen seriozisht në përpilimin e një akuze të përbashkët, për të denoncuar torturuesit e tyre. Ekziston baza ligjore, faktike dhe juridike e mjaftueshme, (bazuar edhe në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut),  për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që në atë kohë na torturuan, na maltretuan dhe na dëmtuan qoftë në aspektin fizik, psiqik dhe që shkatërruan familje të tëra në Kosovë. Ne ish-të burgosurit politik vazhdojmë të vuajmë nga lëndimet e asaj kohe, prandaj është e domosdoshme të mos heshtim. Ne nuk kemi qenë sikur ata, as nuk duhet të bëhemi, nuk duam të dënohet, as akuzohet kërkush për shkak të bindjeve projugosllave të asaj kohe, por duhet ti qierrim maskën njëherë e përgjithmonë atyre që përdoren dhunen fizike dhe psiqike ndaj neve, ata që na godisnin me kërrbaq pse neve kishim bindje të tjera, ata duhët të paguajnë për dhunën e ushtruar ndaj të burgosurve, duhet të dënohen, sepse çfarëdo denimi që ti jepet atyre nuk është më i rëndë se sa torturat qnjerzore që na i bënin neve, tortura prej më të ndryshme, sikur të ishte në fuqi Ligji i Sheriatit, tortura prej krimineli që vetëm një njeri pa ndjenja mund të veproj ashtu. Unë mendoj se sa më shpejtë që është e mundur të lëvizim në këtë drejtim. përndryshe ose ata duhet të paguajnë ose ne përsëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat