Ky është piloti shqiptar që parandaloi sot sulmin terrorist në SHBA

Lajme

Ky është piloti shqiptar që parandaloi sot sulmin terrorist në SHBA

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:53
Arian Prevalla

Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit në SHBA, po e kryen një hetim lidhur me përplasjen e një aeroplani.

Instruktori i aeroplanit që është përplasur, po trajtohet për lëndime në qendrën spitalore në Bridgeport dhe po flet me hetuesinë.

Ai është identifikuar si shqiptar me emrin Arian Prevalla. Piloti është president i Akademisë Amerikane të Fluturimeve, shkruan një medium amerikan.

Në bazë të hetimeve të derimëtashme, besohet se Prevalla ka qenë në aeroplan me një student nga Amani i Jordanisë, i cili kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ëndrrën për tu bërë pilot.

Po dyshohet se jordanezi me emrin Rafael Majdi Feritekh, ka tentuar që të kryejë një sulm terrorist dhe mendohet është Prevalla ai i cili ka marrë nën drejtim timonin e aeroplanit dhe e ka rrëzuar.

Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar se çfarë ka ndodhur me saktësi brenda aeroplanit që është përplasur, mirëpo deri më tash po thuhet se në mes Prevallës dhe Jordanezit ka pasur përleshje fizike.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat