E tmerrshme: Makina i shkel katër fëmijë në zebra (+16)

Lajme

E tmerrshme: Makina i shkel katër fëmijë në zebra (+16)

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 17:02
Pamje nga video

Kamerat e kanë kapur momentin kur një shofer i shkel katër fëmijë në zebra.

Fëmijët mund të shihen në video duke u futur me vrap në zebra, ndërsa shoferi nuk ia del të frenojë më kohë dhe i godet ata.

Makina i godet tre nga fëmijët, e i katërti ia del t’i shmanget me kohë.

Dy nga fëmijët kanë kërkuar tretman mjekësor, ndërsa dy të tjerë nuk kanë pasur nevojë.

Policia është duke e hetuar këtë rast, i cili ka ndodhur në qytetin Nizhnekamsk, në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat