Camaj: LDSH-ja do tua kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe krenarinë shqiptarëve në Mal të Zi

Lajme

Camaj: LDSH-ja do tua kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe krenarinë shqiptarëve në Mal të Zi

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 10:56
Nikollë Camaj

Lidhja Demokratike të Shqiptarëve, e cila po llogaritet  si një nga favoritet për të siguruar ulëse në parlamentin malazez, ky subjekt politik po shtrinë karvanin elektoral në të gjitha vendbanimet shqiptare në Mal të ZI, që nga treva e Malësisë me qendër në Tuz, Plavë, Guci, Anamal dhe Ulqin, ku platforma e sajë politike, për më shumë të drejta, më shumë liri, demokraci dhe prosperitet e mirëqenie për shqiptarët.

Ka mbetur thuajse më pakë se një jave deri në ditën e votimit për zgjedhjet parlamentare në Mal të zi, ku qytetarët e kësaj republike ish Jugosllave më 16 tetor do të votojnë për legjislaturën e re të vendit të vogël ballkanik.

Konformë këtij procesi edhe subjektet politike shqiptare kanë shtuar intensitetin e fushatës së tyre për ti bindur shqiptarët për të votuar për listat e tyre me kandidat për deputetë në Kuvendin e Malit të ZI. Në këto zgjedhje partitë politike janë grupuar në dy koalicion dhe një parti politike e cila garon e vetme në këto zgjedhje, Lidhja Demokratike e Shqiptareve, ku bartës i listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti politik, është prof. Nikollë Camaj.

Të gjitha subjektet politike shqiptare pa marrë parasysh organizimit të tyre, garojnë për tri vende në parlamentin e Malit të Zi, duke mos llogaritur edhe ndonjë vend që mund të fitohet nga kandidatët shqiptarë në që garojnë në listat e partive malazeze e serbe, që kontributi i këtyre të fundit për shqiptarët dhe për të drejtat e tyre, është e barabartë me zero.

Kur flitet për Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, e cila po llogaritet  si një nga favoritet për të siguruar ulëse në parlamentin malazez, ky subjekt politik po shtrinë karvanin elektoral në të gjitha vendbanimet shqiptare në Mal të ZI, që nga treva e Malësisë me qendër në Tuz, Plavë, Guci, Anamal dhe Ulqin, ku platforma e sajë politike, për më shumë të drejta, më shumë liri, demokraci dhe prosperitet e mirëqenie për shqiptarët , po gjenë çdo ditë mbështetje tek popullata shqiptare, e cila është margjinalizuar pas periudhës së pavarësisë së vetë Malit të zi, por edhe më parë, ani pse shqiptarët ishin pjese e sistemit, megjithatë tkurrja e interesave të shqiptarëve për hire të interesave personale e klanore të përfaqësuesve të zgjedhur të tyre, bëri që popullata shqiptare të vazhdon të jetë e diskriminuar në çdo aspekt nga qeveria e qendrore e Podgoricës.

Si duket ky është edhe një nga faktorët që ka forcuar platformën e Lidhjes Demokratike Shqiptare, e cila me slloganin e saj Guximi, ka marrë mbi vetë misionin e zgjimit dhe të vetëdijesimit jo vetëm të popullatës shqiptare por edhe faktorit politik, për një ri faktorizim të shqiptarëve në Mal të ZI.Lideri i LDSH, prof. Nikollë Camaj, deklaroi se është koha e fundit që shqiptarët të zgjoheni nga gjumi, sidomos ata që ishin përfaqësues të kësaj popullate, të cilët për një periudhë të gjatë bënë gjumin në prehrin e Gjukanoviqit, (kryeministrit malazez) i cili për gjithë këtë kohë të qeverisjes së tij dhe partisë së tij, nuk ofrojë asgjë për shqiptarët, edhe pse populli shqiptar në këto treva dha kontribut të madh në pavarësinë e Mali të Zi, por pushtetit në vend se ti avancoj të drejtat e shqiptarëve, veproi në të kundërtën duke i diskriminuar dhe ushtruar dhunë siç ishte aksioni famëkeq "Fluturimi i Shqiponjës", përdhosja dhe burgosja e flamurit shqiptar, tri herë brenda këtij viti, diskriminim në arsim, shëndetësi, punësim dhe në çdo pore të jetës së shqiptarëve në Mal të Zi.

Sipas prof. Camaj, si dështim i partive dhe deputetëve shqiptarë që ishin përfaqësuar në parlamentin e Malit të zi por edhe në qeverinë malazeze, përpos këtyre që u përmenden më parë është edhe mos themelimi i Komunës së Malësisë me qendër në Tuz. Të gjitha këto, sipas prof. Camaj, kanë bërë që shpërngulja e shqiptarëve nga trevat e tyre autoktone, po merrë përmasa gjithnjë e më shqetësuese, kur kihet parasysh edhe asimilimi çdo ditë e më shumë, i stimuluar edhe nga qeveria qendrore e Podgoricës.

Andaj, është koha e fundit, sipas liderit të LDSH-së, Nikollë Camaj, që shqiptarët të zgjohen dhe të mendojnë për vetveten e tyre, për një ri faktorizim të tyre, në drejtim të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve, pasi sipas tij, çështja shqiptare në Mal të zi nuk është e zgjedhur, por është lënë në harresë, së pari nga vetë partitë politike shqiptare, pastaj edhe nga vetë Tirana dhe Prishtina, e deri të qendrat e vendosjes ndërkombëtare siç është Washingtoni dhe Brukseli. prof. Camaj i ka siguruar shqiptarët në Mal të Zi, se Lidhja Demokratike e Shqiptarëve me përfaqësimin e saj në parlament, do tua ktheje dinjitetin e nëpërkëmbur dhe krenarinë e shqiptarëve, duke i bërë faktor të rëndësishëm në shtetin malazez.

Ndërsa anëtari i kryesisë së LDSH-së, Zef Gjoka, ka theksuar se shqiptarët në Mal të ZI, kanë një ofertë të mirë për të votuar dhe një njeri të dejtë për ti përfaqësuar interesat e tyre në kuvendin malazez, siç është prof.Nikollë Camaj, por edhe kandidatët e tjerë nga lista e LDSH-së. z.Gjokaj, ka theksuar po ashtu  se LDSH dhe Nikollë Camaj, nuk do të bëjnë asnjëherë kompromise në dëm të çështjes së shqiptarëve në Mal të Zi dhe me të drejtat e tyre, por do të jenë gardian në mbrojtje dhe avancimin e pozitës së tyre në të gjitha institucionet e shtetit malazez.

Në fund të përkujtojmë se Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, LDSH, në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit në Mal të Zi, garon me numër 12, dhe me sloganin GUXIMI. Të shpresojmë se shqiptarëve, sikur edhe në periudhat më të ndritshme, po aq edhe të vështira të historisë ,nuk ju ka munguar asnjëherë guximi, andaj shpresojmë që ky guxim të mos ju mungoj as të dielën e 16 tetorit ./n.h

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat