Protestuan punëtorët e KEDS-it

Lajme

Protestuan punëtorët e KEDS-it

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 12:19
Punetoret para KEDS-it

Dhjetëra punëtorë të kompanisë kosovare për shpërndarje dhe distribuim të energjisë elektrike (KEDS) kanë protestuar sot para ndërtesës kryesore të KEDS-it në Prishtinë.Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, kanë kërkuar kthimin e tyre në vendet e punës të cilit ishin larguar më parë nga menaxhmenti i KEDS-it.

Ata i kanë bërë thirrje menaxhmentit të KEDS-it që të shqyrtojnë edhe njëherë vendimin e t’i kthejnë punëtorët në vendet e tyre të punës. Po ashtu punëtorët kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës, si dhe vazhdimin e mbikëqyrjes së kontratës testuese të privatizimit të KEDS-it për t’i ruajtur të gjitha vendet e punës. Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, ka paralajmëruar një protestë ditën e premte, para ndërtesës së “ElektroKosovës”.“Mbroje dinjitetit tënd”, ishte  parulla kryesore e protestës, së punëtorëve.

Viktor Buzhala nga Zyra për Informim e KEDS-it nëpërmjet postës elektronike ka thënë për Ekonomia ditë më parë ka thënë se KEDS/KESCO është kompani e Kosovës dhe i nënshtrohet ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës.

Ndërsa, sa i përket çështjes së Marrëveshjes Kolektive, ai ka thënë se nuk janë anëtarë të organizatave që e kanë nënshkruar atë dhe sipas tij, zbatimi i kësaj marrëveshje është shtyrë në tërësi. Ai ka shtuar se në mënyrë që të përmirësojë dhe rrisë efiçiencën e operimeve, çdo kompani e përgjegjshme bën rishikime dhe reforma brenda organizatës.“KEDS/KESCO janë punëdhënës i përgjegjshëm dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me sindikatat në ndërmarrjen e këtyre veprimeve. Në saje të këtij bashkëpunimi ne kemi përgatitur oferta të ndryshme për punëtorët, si pjesë e angazhimit për rritje të efiçiencës dhe ata mund të bëjnë zgjedhjen e tyre”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat