MSh siguron 50 mijë vaksina kundër gripit sezonal

Lajme

MSh siguron 50 mijë vaksina kundër gripit sezonal

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 14:02
Ilustrim

Me qëllim të parandalimit të gripit, sidomos te grupet më të ndjeshme siç janë të moshuarit dhe fëmijët, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar mbi 50 mijë vaksina, përfshirë këtu edhe dozat për fëmijë, të cilat janë vënë në dispozicion të qytetarëve që prej javës së kaluar.

“MSh i siguron qytetarët se do të ketë vaksina të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal për kategoritë më të ndjeshme dhe i inkurajon qytetarët që të vaksinohen në Njësitë e vaksinimit në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat e tyre”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndërkaq, në mënyrë simbolike, një grup i qytetarëve të moshuar janë vaksinuar të hënën në IKSHP, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të  moshuarve./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat