Mësimdhënësi rreh në mënyrë brutale nxënësit

Lajme

Mësimdhënësi rreh në mënyrë brutale nxënësit

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 14:48
Pamje nga videoja

Pradeep Arora, që është ligjërues i gjuhës angleze në një shkollë fillore në Haryana të Indisë, është filmuar teksa i rrah mizorisht nxënësit duke i qëllar me shkop

Ish-ushtari, që është bërë arsimtar, sillet dhunshëm me nxënësit kur ata nuk mbajnë shënime, nuk i kryejnë detyrat e shtëpisë dhe kanë rezultate të ulëta në provime.

Për këtë arsye, ai i ka kapur disa nxënëse për flokë dhe i ka qëlluar me shpulla në fytyrë. Kurse me meshkuj ka aplikuar një metodë të vjetër ndëshkimi, duke i qëlluar me shkop për disa herë në të dy shuplakat e duarve.

Pasi videoja është publikuar, Arora e ka arsyetuar vetën për këto veprime, duke thënë se ata duhet të dënohen kur nuk mësojnë, në mënyrë që të përkushtohen më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat