Eksperti i OKB-së ju bën thirrje Kosovës dhe Serbisë

Lajme

Eksperti i OKB-së ju bën thirrje Kosovës dhe Serbisë

Nga: Mira Bregu Më: 18 shtator 2016 Në ora: 08:16
Chaloka Beyani

Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut të personave të zhvendosur brenda vendit, Chaloka Beyani, sot i bëri thirrje Qeverisë së Serbisë dhe autoriteteve në Kosovë të tregojnë lidershipin dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të arritur zgjidhje të qëndrueshme për ata që po jetojnë zhvendosjen e zgjatur prej  17 vitesh.

Duke folur në fund të vizitës së tij pesë-ditore në Serbi dhe Kosovë, Z  Beyani përshkruan situatën e personave të zhvendosur si një bllokim dhe theksoi se mbetet për t'u bërë një punë e konsiderueshme në mënyrë efektive për të zgjidhur çështjen e zhvendosjes. Sipas Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së ka ende, gati 88,000 persona të zhvendosur të rrezikuar në Serbi dhe mbi 16,000 në Kosovë, të cilët mbeten të lidhur/ bllokuar me nevojën e zhvendosjes dhe  mungesës së zgjidhjeve afatgjata dhe të qëndrueshme.

"Duhet të verifikohet numrin aktual i personave ende në nevojë për një zgjidhje, të cilat duhet edhe të zbatohen", theksoi eksperti i të drejtave të njeriut . "I bëj thirrje autoriteteve të profilizohen,se ka nevojë të bëhet  vlerësimi dhe studimi i dëshirave apo qëllimet e personave të zhvendosur brenda vendit."

Raportuesi Special, i cili vlerësoi progresin e bërë në rekomandimet e tij të mëparshme, tregoi se janë ndërmarrë disa hapa pozitivë nga Qeveria e Serbisë dhe autoritetet në Kosovë, duke përfshirë çështjet e banimit, tokës dhe pronës, si dhe në dokumentacione. Gjithashtu ka progres në drejtim të marrëveshjeve institucionale, kornizave ligjore dhe politike për t'iu përgjigjur situatës së personave të zhvendosur.

"Të gjitha zgjidhjet e qëndrueshme për personat e zhvendosur duhet të mbeten si opsione të hapura për ta, dhe nuk duhet të lidhen me proceset politike. Të Zhvendosurit duhet të konsultohet në atë që është zgjidhja më e mirë për ta."- theksoi Raportuesi Special.

Z. Beyani vuri në dukje me shqetësim se shumë persona të zhvendosur ende jetojnë në kushte të mjerueshme, sidomos ato që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Ai gjithashtu kritikoi kushtet e jetesës së personave të zhvendosur, tepër të rrezikshme, të strehuar ende në qendra kolektive. "Të  zhvendosurit kanë nevoja të veçanta për mbrojtje, sidomos në aspektin e qasjes në të drejtat e tyre për strehim, punësim, kujdes shëndetësor dhe arsimim, të cilat  duhet të trajtohen si një çështje urgjente", theksoi Raportuesi.

"Strehimi i qëndrueshëm është një element kyç i zgjidhjeve të qëndrueshme, dhe kjo  duhet të jetë e lidhur me mundësitë e jetesës," tha eksperti. Ai gjithashtu theksoi një numër çështjesh të tjera që kërkojnë vëmendje, të tilla si zbatimin e rregullave  ligjore, që kanë të bëjnë me okupimin e paligjshëm të pronave dhe kompensimi efektiv kur pronat e përfshira nuk mund të rikthehen. Raportuesi më  tej kërkoi që zgjidhjet të arrihen me qëllim të përfshirjes  dhe jo të ndarjes,këto marrëveshje të veçuara janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Eksperti theksoi se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të harrojë çështjen e personave të zhvendosur në Serbi dhe Kosovë, dhe, se kjo duhet të trajtohet si një komponent i rëndësishëm në kuadër të kornizës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në kuadër të dialogut të Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës .

Gjatë vizitës së tij, Raportuesi Special u takua me zyrtarë përkatës të Qeverisë Serbe dhe autoritete nga Kosova,me agjencitë e OKB-së dhe organizatave të shoqërisë civile. Ai gjithashtu vizitoi një numër të personave të zhvendosur në afërsi të Beogradit dhe Kragujevc, si dhe në komunat e Prishtinës, Mitrovicën e Veriut,  Zveçan, Obiliq dhe Graçanicë  për të dëgjuar direkt nga ata rreth gjendjes, vendndodhjes së tyre, si  dhe zgjidhjet që ata preferojnë.

"I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos kthej një sy qorr ndaj personave të zhvendosur në Serbi dhe Kosovë, por të vazhdojnë mbështetjen e Qeverisë dhe autoriteteve në Serbi e Kosovë, në përpjekjet e tyre për të arritur zgjidhje të qëndrueshme për të zhvendosurit dhe të mbyllë kapitullin e zhvendosjeve të  brendshme, shpejt dhe për të gjithë, "theksoi  eksperti.

"Pajtimi dhe shërimi janë të nevojshme më shumë se kurrë më parë, për të siguruar suksesin e zgjidhjeve të qëndrueshme në Serbi dhe në Kosovë", përfundoi Z. Beyani.

Z. Chaloka Beyani, profesor i të drejtës ndërkombëtare në London School of Economics, u emërua Raportues Special për të drejtat e njeriut të personave të zhvendosur brenda vendit nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në shtator 2010. Si një Raportuesi Special, ai është pjesë e Procedurave të veçanta të Këshilli i të Drejtave të njeriut. Procedurat e veçanta, është trupi më i madh i ekspertëve të pavarur në sistemin e OKB-së të  të Drejtave të Njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat