Ajeti nënshkruan me klubin e ri?

Futboll

Ajeti nënshkruan me klubin e ri?

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 13:45
Arlind Ajeti

Mediat italiane shkruajnë se Arlind Ajeti pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është pranë kalimit te Pescara, raporton Calciomercato.

Ish anëtari i Frosiones kishte oferta edhe nga Atalanta, Lazio, Bologna, Torino, por ekipi i Massimo Oddos duket se është në përparësi për ta transferuar lojtarin.

Raportohet se edhe skuadra e Lazios ka gjasa që ta transferojë në radhët e saja ish anëtarin e Baselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat