Punëtorët teknik të fakulteteve kërcënojnë me ndërprerje të punës

Kosova

Punëtorët teknik të fakulteteve kërcënojnë me ndërprerje të punës

Më: 29 qershor 2016 Në ora: 10:56
Pamje nga protesta

Dhjetëra punëtorë teknik të fakulteteve të Prishtinës janë vendosur para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të protestuar me kërkesën për dhënien e pagave.

Punëtoret teknik të fakulteteve kanë kërkuar pagesën prej 0.5 për qind, sipas marrëveshjes të bërë me Qeverinë.

Jusuf Azemi, kryetar i Shoqatës së Sektorit Privat tha se punëtorët ndihen të diskriminuar dhe se i bëjnë thirrje rektorit që të bëjë këtë pagesë, në të kundërtën ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, atëherë do të ndërprejnë edhe punën.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Hysni Gashi, kryetar i Shoqatës "Selman Network".

Kjo protestë është organizuar nga Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë.

Problemet financiare në mes Rektoratit të UP-së dhe kompanisë “AB” i kanë lënë pa paga punëtoret e stafit teknik të fakulteteve tash e disa muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat