Policia e Kavajës ka vënë në pranga një person si të dyshuar për plagosjen e personave të tjerë.
Blutë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit, Shpëtim Agalliu, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me mjete prerëse shtetasit S. D. dhe A. T. të cilët ndodhen në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Kavajë, për veprat penale, “Plagosje e rëndë” dhe “Plagasoje e lehtë”.