Vipat nisin agjërimin, befasojnë femrat e nxehta (Foto)

Mediale Vip

Vipat nisin agjërimin, befasojnë femrat e nxehta (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 8 qershor 2016 Në ora: 14:31

Ka nisur muaji i agjërimit, e pavarësisht se e takojmë apo jo në rrugë dikën, mjaftojnë që të hyjmë në rrjetet sociale e shohim plot urime besa-besë edhe zotime se do ta mbajnë këtë muaj duke mos u tunduar nga ushqimi e shumë gjëra të tjera.

Nuk janë vetëm njerëzit e thjeshtë ata që na i mbushin rrjetin social me urime dhe zotime të tilla, por edhe personazhet publikë, e ne urojmë nëse ata kanë vendosur kështu që të kenë një agjërim të lehtë. Nëse do të nisnim me një listë të artistëve që janë besimtarë të devotshëm duhet ta nisim nga Ariani, apo reperi Gold Ag.

Ai shkruan kështu në nisje të këtij muaji : “Urime muaji i shenjtë i agjërimit. Allahu na e pranoftë këtë agjërim, namazin, duatë dhe çdo ibadet që e bëjmë gjatë këtij muaji. Allahu na faltë dhe na bëftë prej atyre që do të shpërblehen me Xhenet në botën tjetër. Gëzohu ti o Musliman”.

Por nuk ka mjaftuar vetëm ky urim ai ka lançuar pikërisht në ditën e parë edhe një videoklip me një temë prekëse për ata që nuk janë besimtarë në duet me Dulin e me titull “Pa Namaz”, një këngë dhe klip që është klikuar me të madhe.

Edhe artistja e njohur e Motrave Mustafa, Sahide ka shkruar kështu në rrjetin e saj social : “Urime muaji i shejtë i Ramazanit. Agjërim të lehtë”. Interesante dhe duket si e pabesueshme për një tjetër personazh bombastik të show-bizit shqiptar.

Po flasim për kërcimtaren dhe këngëtaren Donjeta Kosumi apo si e njohim të gjithë Kallashi, ajo flitet se është mbuluar dhe e ka marrë seriozisht këtë muaj vetëm duke shkruar dhe postuar fjalë të shenjta dhe lutje në rrjetet e saja sociale kur më herët ishin të mbuluara vetëm me foto super provokuese.

Ja se çfarë shkruan ajo në ditën e parë të agjërimit : “Për hir të Allahut, syfyrin e parë vendosa t’i respektoj vëllezërit e motrat e mia muslimane”. Por befasi në këtë ditë përkushtimi ndaj Zotit ka lënë edhe një tjetër femër bombë e përfolur shumë sidomos javëve të fundit. Po flasim për Eva Aliko e cila shkruan në rrjetin e saj social duke kërkuar tre herë falje, duke falur tre njërëz dhe duke falënderuar tre të tjerë.

Edhe artistët katolikë urojnë
Megjithëse arta i përkasin një besimi tjetër ata kanë një urim për miqtë e tyre të fesë myslimane.

Astrit Mulaj: Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime muaji i shenjtë i Ramazanit, Zoti i madh jau pranoftë lutjet dhe agjerimin.

Malësor Malësori Prënkoçaj: Të dashtunit e mi shqiptarë,ua uroj muajin e shënjtë të Ramazanit.

Chriss Lekaj: Miq e mikesha te fesë islame ju dëshiroj agjërim sa më të lehtë dhe urime muaji i shenjtë i Ramazanit!.

Xhesika Ndoj: Agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë.

Ja cilët kanë vendosur që të agjerojnë

Por flitet se jo vetëm këta që sapo përmendem janë edhe të tjerë emra të njohur të skenës shqiptare që kanë nsiur të agjërojnë që në ditët e parë.

Artistët si: Leonora Jakupi, Violeta Kukaj, Jericho, Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon Berisha e Shpat Kasapi e disa të tjerë duan të sprovojnë veten dhe besimin e tyre në këtë muaj.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat