Dorëzohet Eurovisioni, pranon flamurin e Kosovës

Lajme

Dorëzohet Eurovisioni, pranon flamurin e Kosovës

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:53

Unioni i Transmetuesve Evropianë, EBU përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ka marr vendim për lejimin e flamujve të tjerë, jo pjesëmarrës, në Eurovision.

Javë më parë EBU kishte publikuar listën e flamujve që nuk kanë të drejtë të shfaqen në gjatë garës së Eurovisionit, e cila mbahet më 10 maj, transmeton Koha.net. Në mesin e tyre ishte edhe ai i Kosovës.

Por, një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në shumë vende të Evropës, për çka EBU është detyruar që të heq dorë nga ndalimi i tyre.

Ebu thotë se ky vendim është marr pas bisedimeve me delegacionet e shteteve pjesëmarrëse, që të lejojë flamujt kombëtarë, rajonal, lokal të pjesëmarrësve, por, kjo do të lejohet përderisa audienca respekton natyrën jo politike të Eurovisonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat