Kadri Veseli: KOSOVA është si IZRAELI, Evropën e zgjedhim para Turqisë

Lajme

Kadri Veseli: KOSOVA është si IZRAELI, Evropën e zgjedhim para Turqisë

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova duhet të lidhet edhe më shumë me Evropën dhe Amerikën, dhe të largohet nga Turqia.

Veseli ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë asgjë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit.

"Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ikën është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, ka thënë Veseli në Zona e Debatit.

Sipas Veselit, Kosova ka orientim pro SHBA-së dhe Evropës, jo vetëm në mendësinë e të funksionuarit si shoqëri, por edhe në aspektin e thithjes së investimeve.

“Preferoj fuqishëm që në Kosovë të kemi investitorë ekonomikë nga Amerika, Gjermania e Zvicra. Shpirtin punëtor gjerman kosovarët e njohin mirë”, është shprehur Veseli.

Ai ka thënë në mënyrë specifike se ndërmjet Turqisë dhe Evropës, Kosova e zgjedh këtë të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat