Çollaku: Liberalizimi i vizave kthehet në pikën zero nëse nuk ndodhë ratifikimi i Demarkacionit

Lajme

Çollaku: Liberalizimi i vizave kthehet në pikën zero nëse nuk ndodhë ratifikimi i Demarkacionit

Më: 5 maj 2016 Në ora: 20:38

Mosratifikimi i demarkacionit mund ta kthejë Kosovën në pikën zero sa u përket vizave. Ministri i Integrimeve Europiane Bekim Çollaku ka thënë se edhe pse jo i shkruar në udhërrëfyes ky kusht mund të shërbej që Parlamenti Europian mos të jap pëlqimin për liberalizim.

Ai ka thënë se në rastin më optimist qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në një afat prej tre muajsh.

‘Nëse nuk ratifikohet kjo mund të shërbej si arsyetim dhe alibi për Parlamentin Europian dhe për Këshillin e Bashkimit Europian që të mos e jap pëlqimin e vetë, miratimin e vetë për zbatimin dhe hyrjen në fuqi të rekomandimit të dhënë të Komisionit Europian. Në qoftë se shkon për ratifikim dhe nuk ratifikohet atëherë duhet të rifillojmë nga zeroja përsëri”, tha Çollaku në ‘Rubikon’ të KTV’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat