Shefqet Krasniqi uron Kosovën në UEFA. Me vizat, Brukseli i hoqi një marre të madhe Evropës dhe qeverisë sonë

Lajme

Shefqet Krasniqi uron Kosovën në UEFA. Me vizat, Brukseli i hoqi një marre të madhe Evropës dhe qeverisë sonë

Më: 5 maj 2016 Në ora: 20:13

Sikur shumë liderë e personalite vendore e ndërkombëtare edhe imami Shefqet Krasniqi ka përshëndetur anëtarësimin e Kosovës në UEFA sikur edhe liberalizimin e vizave. “Me liberalizmin e vizave, meqë Qeverisë Kosovës i ka ikur treni. Prandaj, me liberalizmin e vizave Brukseli i hoqi nje marre te madhe Evropës dhe qeverisë sonë. Por, megjithate, ma mire vone se kurrë..”, ka deklaruar imam Krasniqi.

Dr.Krasniqi në një bisedë për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka phouar se “padyshim integrimet, në këtë rast çdo antarësim i ri i vendit tonë në organizata të ndryshme ndërkombëtare është lajm i mirë për ne dhe shumë i mirseardhur për perspektivën tonë dhe ne e përshendeim atë. Ne ishim të vetmit qe ishim të përjashtuar nga kjo organizat e madhe e futbollit dhe shyqyr e zunem trenin e fundit. Pastaj ne kemi shumë futbollistë të shkelqyeshëm të cilët luajnë në ekipe të ndryshme evropiane, e pse ata mos të luajn për kombëtarën e vet. Prandaj. Urime të gjith futbollistëve kosovar, suksese në të ardhmën…”
Krasniq: Me liberalizmin e vizave Evropa ja ka hequr vetes nje marre tze madhe!

Sa i përket lajmit për liberarizimin e vizave, dr. Krasniqi ne vazhdim për “Presheva Jonë” ka thënë se këtu “kam më shumë për të thënë, me liberalizmin e vizave , meqe qeverisesë Kosovës i ka ikur treni. Por, megjithate, ma mire vone se kurre..”

Së pari: Evropa me këtë hap e ka hequr një turp nga vetja e vet sepse ka qenë turp për Evropën të vetmit neve me na ndaluar udhtimin atje deri më tani, ka shtete tjera të rajonit aë asgjë nuk janë më të zhvillura se vendi ynë, por ato që moti kanë udhëtuar pa viza.

E dyta: Një ndër shkaqet e vonimit të liberarizimit të vizave kanë qeverit tona të cilat nuk i kanë prëmbushur kriteret.

E treta: Udhtimi nëpër Evropë ani pse është i mirseardhur, ai nuk ua zgjedh problemin kosovarëve, njerëzit don punë, donë rregullim të jetës së tyre. Udhtimi në Evropë për shumë kë vetëm sa do ua shterr gjepat e asgjë më shumë. Por megjithatë ne e përshendesim edhe këtë hap të ndërrmarr nga Brukseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat