Nexhat Demaku: Gjeografikisht jemi pjesë e Europës, kultura jonë është europiane

Lajme

Nexhat Demaku: Gjeografikisht jemi pjesë e Europës, kultura jonë është europiane

Më: 4 maj 2016 Në ora: 15:06

Vendimi i Komisionit Europian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe pranimi i Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA, ka bërë që shumë fytyra të personaliteteve politike të urojnë dhe të shprehin reagimet e tyre për këto data të rëndësishme.

Dita e së mërkurës si dhe e së martës, tashmë po konsiderohen edhe data historike për Kosovën dhe për gjithë qytetarët e saj.

Ndërkaq në radhët e atyre që kanë uruar këto vendime jashtzakonisht të rëndësishme për vendin, qëndron edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, i cili për klankosova.tv, tha se Kosova gjeografikisht është pjesë e Europës dhe kultura e kosovarëve është krejtësisht europiane.

‘’Pranimi në UEFA dhe rekomandimi i Komisionit Europian, për liberalizim të vizave janë dy lajme jashtëzakonisht të mira për Kosovën sigurisht edhe për komunën tonë. Mbështetja e poltikave të BE -së janë në linjë të njejtë me përcaktimin tonë qytetar dhe aspiratën tonë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Gjeografikisht jemi pjesë e Europës dhe kultura jonë është krejtsisht europiane dhe e drejta për të lëviz lirshëm na takon edhe ne. Uroj te vazhdojm edhe me tej rrugen e integrimit . Urime’’, tha Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat