Babai akuzon kujdestarët e çerdhes për lëndimin e të birit

Lajme

Babai akuzon kujdestarët e çerdhes për lëndimin e të birit

Më: 3 maj 2016 Në ora: 19:08

Sot në çerdhen “Shpresa Jonë”, e cila ndodhet në Banjë të Pejës, është aksidentuar 4 vjeçari, Riduan Kaliqanaj, me ç’rast ky i fundit ka marrë lëndime në kokë.

Babai i Riduanit, Bashkimi ka thënë se sot në orën 11:00, ia kanë sjellë djalin në shtëpinë e tij kujdestarët e kësaj çerdheje.

Ai ka thënë është tronditur kur e ka parë të birin në atë gjendje, duke shtuar se mënjëherë e ka dërguar atë në spitalin e Istogut.

“Më pastaj e kam dërguar në Spitalin e Pejës, ku djalit ia kanë qepur pjesën e e sipërme të ballit. Jam shokuar, ende nuk po mund ta besoj. Nuk më kanë treguar arsyet se pse ka ndodhur ky lëndim i djalit tim. Në asnjë variant ky lëndim nuk ka ardhur nga lodrat”, ka theksuar Kaliqanaj.

Ai ka thënë se rastin e ka paraqitur në Polici, dhe pret që drejtësia t’i shkojë deri në fund këtij rasti.

“Paramendoni, kjo nuk është hera e parë që djali im po lëndohet. Ai është lënduar edhe dy herë tjera, jo si tash, por më rëndësi është lënduar. Nuk do ta lë me kaq këtë, por do ta dërgoj deri në fund rastin”, ka theksuar ai.

Ndryshe, familja Kaliqanaj jeton në fshatin Carallukë të Komunës së Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat