Gjylekari bëhet me objekt të ri shendetësor primar

Lajme

Gjylekari bëhet me objekt të ri shendetësor primar

Më: 1 maj 2016 Në ora: 14:12

Kryetari i komunës Sokol Haliti, me këtë rast u shpreh se punët që po bëhen si në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe në përgjithësi, janë synim i qeverisë lokale, duke vlerësuar se ambulanca në Gjylekar ka qenë nevojë e madhe për banorët e këtij lokaliteti për shkak të specifikave dhe largësisë rreth 12 kilometra me Qendrën e Vitisë.

Viti- Së shpejti fshati Gjylekar i komunës së Vitisë, do të bëhet me objekt të ri të ambulancës shendetësore ku qqytetarët e këtij lokaliteti do të mundë të shërbehen me nevojat e tyre shëndetësore primaret. Në këtë lokalitet, u vu gurthemeli i objektit të ri, i cili do të ndërtohet dhe të jetë në shërbim të banorëve të Skifterajt.

Të pranishëm në këtë ngjarje, pos banorëve të fshatit ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me përfaqësues tjerë të institucioneve lokale, udhëheqësve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mysafirë të tjerë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, me këtë rast u shpreh se punët që po bëhen si në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe në përgjithësi, janë synim i qeverisë lokale, duke vlerësuar se ambulanca në Skifteraj ka qenë e domosdoshme për shkak të specifikave dhe largësisë me Qendrën e Vitisë mbi 12 kilometra.

E drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vitisë,Basri Aliu, mes tjerash ka thënë se ky është një hap më shumë në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve shëndetësore për banorët e kësaj ane.

Pasi që vite me radhë ishin ballafaquar me mungesën e kushte të duhura për shkak të objektit të vjetruar, i cli ishte i vjetër mbi 50 vjet dhe nuk i plotësonte kushtet minimale as teknike e as higjienike, ky projekt i nisur është vlerësuar si tejet i nevojshëm për banorët e këtij fshati por edhe më gjerë ngase këtu gravitojnë edhe banorët e rrethinës.

Ndryshe, nga ndërtimi i objektit me infrastrukturë më moderne, më shumë do të përfitojnë vetë qytetarët në fushën e shëndetësisë primare, ku edhe shërbimet do të jenë më të avancuara.Pritet që në objektin e ri të punojnë stafi mjeksor teknik si dhe mjeku i përhershëm /Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat