Ish-punëtorët e fabrikës së çimentos protestojnë për 1 maj

Lajme

Ish-punëtorët e fabrikës së çimentos protestojnë për 1 maj

Më: 30 prill 2016 Në ora: 13:06

Ish-punëtorët e kombinatit “SharrCem”, kanë paralajmëruar protestë, të dielën me 1 maj. Ata do të kërkojnë nga institucionet më të larta në vend që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të kthejë kombinatin në duar të ish-punonjësve.

“SharrCem” nga viti 2000 deri në fund të viti 2010 ka qenë e komercializuar nga kompania zvicerane “Holcim Group”. Në fund të vitit 2010, bordi i drejtorëve të AKP-së, pa procedura tenderuese “SharrCemin”, ia kishte shitur kompanisë greke “Titan Cement Group”, në vlerë prej 31 milionë euro. Kjo shitje pa procedura tenderuese ishte kundërshtuar nga ish-punonjësit, si dhe në atë kohë edhe nga opozita dhe shoqëria civile.

Kryetari i Këshillit Qendrorë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare(KQMDPSHA),Xheladin Laqi, ka thenë për Kp se ata do të kërkojnë nga institucionet më të larta në vend që të kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të kthejë kombinatin në duar të ish-punonjësve.

Laqi: Do të protestojmë për të drejtat tonë

“Me 1 maj , ne Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare të ish kombinatit Sharr, kemi mbajtur një tubim parapërgatitor për protestën e 1 majit. Është me rëndësi të madhe për shkak se gjithherë punëtorët në Kosovë, kanë dal nëpër piknikë, kurrë nuk kanë organizuar për me i kërkuar të drejtat e veta. Ne si këshill kemi përcaktuar 1 majin, dh iu bëjmë ftesë të gjithë punëtorëve që të marrin pjesë në protestë. Për shkak se është bërë një privatizim i formës ilegale nga AKP-ja, me një fjalë është bërë privatizim mbi privatizim. ...Tash na gëzon fakti edhe pak na u është dhënë një buzëqeshje, një fytyrë ndryshe edhe tek punëtorët se ka filluar të lulëzoj drejtësia në Kosovë. Rasti që ka ndodh me pronat e uzurpuara, unë lirisht edhe publikisht po e them se rasti i kombinatit Sharr, është rasti më specifik gjatë privatizimeve që janë bërë në Kosovë”, tha Laqi.

Ai po ashtu ka treguar se me vite i kanë dërguar shk resa dhe dokumente në prokurori për shkeljet që iu janë bërë ish-punëtorëve të kombinatit “Sharr”, tash “Sharr Cem”, por që sipas tij kanë hasur në veshë të shurdhër.

Laqi: Prokuroria e ka shumë të lehtë t’i fillojë hetimet

“Mbi 700 ankesa i kemi dorëzuar. AKP-ja i ka shkelur të gjitha ligjet edhe vendore por edhe ndërkombëtare gjatë privatizimit në ish kombinatin Sharr. Jo që është privatizuar pa tender po këtu është bërë privatizim sikur ta kishin tokë të babës. Organet e larta të prokurorisë veç nëse e marrin vendimin dhe I referim dhe e shohin se aty nuk është bërë privatizim por është bërë uzurpim në kombinatin Sharr. Ne po kërkojmë nga organet më të larta përgjegjëse të shtetit , që me ardhur se ne si punëtorë veç jemi të njoftuar se çerdhja e krimit të organizuar në Kosovë është nisë në kombinatin Sharr. Krim më I madhe që është bërë me ndërmarrjet shoqërore , publike në Kosovë , ka ndodhur në ish kombinatin Sharr”, tha Laqi.

Laqi tha se punëtorët i kanë të gjitha argumentet që fabrika dikur më e madhja në rajon, ka përfunduar në duar të një grupi që është duke e dëmtuar fabrikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat