SKANDAL me fjalorin zyrtar shqip në internet, ja si shpjegohet festa e Pashkës (FOTO)

Lajme

SKANDAL me fjalorin zyrtar shqip në internet, ja si shpjegohet festa e Pashkës (FOTO)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 20:57

Fjalori në internet www.fjalorishqip.com është një faqe zyrtare e krijuar si bashkëpunim mes Institutit të Gjuhësisë në Tiranë dhe homologut në Prishtinë, të rakorduar nga Qendra për Edukim dhe Promovim.
Por edhe pse është një fjalor zyrtar, në të ndodhin çudira. Nëse dikush hap këtë faqe dhe kërkon me fjalën “Pashkë” për të mësuar kuptimin e saj, shpjegimi me të cilin përballet është në përmasat e një skandali.

“Festë fetare e përvitshme e të krishterëve që bëhet gjoja për të përkujtuar lindjen ose vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit (në vendet ku vepron feja e krishterë). Pashkët e mëdha festa gjoja e vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit që bie zakonisht në prill. Pashkët e vogla krishtlindjen. Ditë pashke. (Para (pas) pashkëve”, jepet shpjegimi.

Në kalendarin e fesë së krishterë pashkët janë festa që simbolizon realisht (dhe jo me gjoja) ringjalljen e Jezu Krishtit. Në këtë fjalor, flitet edhe për Pashkë të mëdha dhe të vogla. Por në fakt në fenë e krishterë ekziston vetëm një pashk, e cila kremtohet një herë në vit.

Këtë skandal me fjalorin shqiptar e ka evidentuar edhe Dom Gjergj Meta, i cili shkruan në rrjetet sociale mbi pasojat që jep ky informacion tek fëmijët. Por sipas tij ata që kanë nevojë të mësojnë mbi fenë janë ata që merren me edukimin e fëmijëve, duke ju referuar mësuesve, dhe mundësisë që feja të bëhet në shkolla.

Deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku është nxitur nga shkrimi i Dom Gjergj Metës. Nuk është vetëm një “idiotllik qarkullues” thotë ajo, por është e tmerrshme. Sipas saj faji nuk qëndron tek Qendra për Edukim dhe Promovim e cila në atë kohë kishte software-t që Tirana nuk i kishte, por faji sipas Shamkut, u mbetet krejtësisht institucioneve.

“Gjuhësia mbetet bastioni i fundit i padekomunistizuar në këtë vendin tonë”, përfundon Shamku shkrimin në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat