Muharremaj, kandidat për kryetar të Therandës

Lajme

Muharremaj, kandidat për kryetar të Therandës

Më: 29 prill 2016 Në ora: 17:57

Kryetari i Degës së AAK-së në Therandë, Bali Muharremaj, do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vitin 2017.

Kështu ka bërë me dije lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Therandë. “Ne e kemi kryetarin tonë, zotin Bali Muharremaj i prinë degës edhe besojmë se është kandidati ynë i denjë. Ky është përcaktimi ynë”, ka deklaruar Haradinaj. Bali Muharremaj aktualisht është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat