Kadri Veseli: Mos deputetët e koalicionit PDK-LDK iu kanë bashkuar opozitës

Lajme

Kadri Veseli: Mos deputetët e koalicionit PDK-LDK iu kanë bashkuar opozitës

Më: 29 prill 2016 Në ora: 11:22

As në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës nuk kishte numër të mjaftueshëm deputetësh të pranishëm. Për pasojë kryetari i legjislativit, Kadri Veseli, duke konstatuar mungesën e tyre, ironizoi duke u shprehur “mos deputetët e koalicionit PDK-LDK iu kanë bashkuar opozitës”.

Ndonëse propozoi një pauzë deri sa të vinin, me miratim të të pranishmëve seanca vazhdoi sipas rendit të ditës – Deklarime jashtë rendit të ditës.

Në këto momente Kuvendi po vazhdon punën.

Deputetët shprehën shqetësimet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, duke e cilësuar këtë asi cenim të sovranitetit. Po ashtu institucioneve të vendit iu kërkua të reagojë për trajtimin e flamurit të Kosovës si atë të ISIS-it.

Ndër të tjera pati kritika për mungesë përpjekjesh shtetërore për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. U rikujtua vendimi që Kosova të mos bënte dialog me Serbinë pa zbardhjen e fatit të atyre që forcat e saj i vranë dhe ua humbën gjurmët.

Seanca po vazhdon, ndonëse me mungesë kuorumi.

Vazhdimi i kësaj seance vjen pas dështimit të seancës së djeshëm për mungesë kuorumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat