E mbani mend kryetarin e parlamentit Kolë Berisha, ja si duket sot ai

Lajme

E mbani mend kryetarin e parlamentit Kolë Berisha, ja si duket sot ai

Nga: P.R Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:12

Ish kryetari i parlamentit të Kosovës, dhe ish bashkëpunëtori i presidentit Rugova dhe anëtarë i LDK-së, Kolë Berisha tashmë i dalur në pension dhe jo aktiv në jetën politike, ai nuk harrohet nga bashkëpunëtorët e tij.

Ai tashmë është në një moshë të shtyer dhe duket shumë më ndryshe se në kohën kur jemi mësuar ta shohim aktiv duke udhëhequr seancat në kuvendin e Kosovës.

“Ndonëse nuk është më aktiv në jetën politike, Kolë Berisha është dhe do të mbetet përgjithmonë i pranishëm në mendjet dhe në zemrat e shqiptarëve kudo që janë, të cilët do ta kujtojnë dhe duan me adhurim të plotë, këtë personalitet të shquar të historisë më të re të Kosovës, burrin e urtë dhe të mencur, atdhetar i ditur dhe paepur, demokrat i kristaltë, model i idealizmit demokratik, mik dhe bashkëpunëtor i afërt nga më besnikët e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, qëndrestari i pathyeshëm kurndër okupatorit serbosllav dhe pionieri i krijimit të themeleve të shtetit e të pavarësisë së Kosovës”, shkruan miku i tij dhe ish kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Skender Zogaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat