Deklaratë bombastike: Hashim Thaçi ka punuar për shërbime sekrete të afërta me Serbinë (Video)

Lajme

Deklaratë bombastike: Hashim Thaçi ka punuar për shërbime sekrete të afërta me Serbinë (Video)

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 21:00

Në emisionin Zona Express, ku u transmetua dokumentari “Udhëkryqi i madh i Hashim Thaçit”, ka folur edhe deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Ai ka thënë se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka punuar për shërbime të afërta me Serbinë.
“Kohëve të fundit edhe deri të akuzat për spiunazh për agjentura të huaja në dëm të Kosovës, pra për agjentura që janë aleate të Serbisë apo të një shteti i cili edhe sot manifeston armiqësi ekstreme ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve”, ka thënë Salihaj.

Në këtë emision, Salihaj ka përmendur edhe arsyet e tjera pse ai do të votoj kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

“Arsyet pse nuk do të duhej të ishte Thaçi president, thash që janë të shumta, mbi të rëndojnë shmë akuza publike, që nga akuzat se ai është në krye të një partie që ngërthen në vete SHIK-un, krimin e organizuar, korrupsionin, hajnitë, në të themi paaftësi serioze dhe të pjekur për ta udhëhequr shtetin dhe deri të akuzat për krime të ndryshme që janë bërë gjatë luftës, pas luftës”, ka thënë Salihaj.

Shikojeni videon:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat