Ish ushtari i UÇK-së jeton në mjerim (Video)

Lajme

Ish ushtari i UÇK-së jeton në mjerim (Video)

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 20:53

Bislim Bujupi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash është i paralizuar pas gjakderdhjes në tru.

Për më tepër ai jeton në një shtëpi të vogël me një dhomë me mure të nxira nga tymi e rrjedha e oxhakut në Arllat të Drenasit.

Ai madje në luftën e fundit në Kosovë kishte humbur një nga gishtat e dorë, por që ende sot e asaj dite nuk gëzon asnjë privilegj si veteran ose invalid i luftës.

Gruaja e tij, Servete Bujupi, ndonëse është vet e sëmurë nga tromboza u detyrua që të shiste malin për të kërkuar shëribmin për burrin e saj.

Së bashku met a jetojnë edhe djali i papunë i Bislimit me gruan e dy fëmijët e vegjël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat