Pse Ali Ahmeti kundërshtoi Emblemën e UÇK-së të ri dizajnuar nga Ilir Konushevci (Foto)

Lajme

Pse Ali Ahmeti kundërshtoi Emblemën e UÇK-së të ri dizajnuar nga Ilir Konushevci (Foto)

Nga: M.L. Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 09:25

Publicisti Gazmend Islami, ka shpalosur një fakt interesant sa i përket Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Islami nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se emblema e UÇK-së është ri dizajnuar me urdhër të heroit Ilir Konushevcit dhe u shtypën në Zvicër në më 10 shkurt 1998, por që e njëjta ishte kundërshtuar nga Ali Ahmeti.

“Emblemat e UÇK-së, të ri dizajnuar me urdhër të Ilir Konushevcit u shtypën ne Zvicër me 10.02.1998, këtë punë e bëri Patrioti i pinjollëve të familjes Fazliu, Enver Fazliu. Kundërshtim të madh për këtë vendim të Ilirit bëri Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe grupi rrethe tij. Në vazhdim do të sjellim fakte interesante, protagonist do të jenë, Ali Ahmeti, Ilir Konushevci, Zejnullah Zejnullahu, Rrustem Mustafa, Bekim Haxhiu, Ahmet Krasniqi, Ismet Abdullahu, do të flitet për vjedhjet, gënjeshtra, intriga, e shumë të tjerë”, shkruan Islami në Facebook/BS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat