Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Policia tregon detajet

Lajme

Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Policia tregon detajet

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 13:06

Policia e Kosovës bëri të ditur se në rrethana të panjohura dhe nga të dyshuar të panjohur në bulevardin “Zahir Pajaziti”, para një lokali ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast nga të shtënat është plagosur një person.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin në cilësinë e viktimës është intervistuar edhe një mashkull, i cili ka deklaruar se një i dyshuar së bashku edhe me katër të dyshuar të tjerë, i kanë kërkuar atij 200 euro.

Sipas tij, të dyshuarit pasi që e kanë parë viktimën së bashku me një person tjetër, kanë shtënë me armë zjarri dy herë në drejtim të tyre me ç’rast është plagosur një person.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të shkrepura nga arma e përdorur në rast.

Njësitë relevante policore janë duke kryer hetime intensive lidhur rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat