Koci: Lushtaku nuk është i përfshirë në afera korruptive; Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme

Koci: Lushtaku nuk është i përfshirë në afera korruptive; Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 18:24

Në një lidhje direkte në Info Magazine, i ftuar ishte avokati i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, Arianit Koci.

Me Kocin është diskutuar në lidhje me sancën e ditës së sotme në rastin KEK kundër Lushtakut.

“Kosova është bërë një arenë e eksperimenteve të ndryshme. Për situata të njëjta gjyqtarët e EULEX-it japin mendime të ndryshme. Mendimet e gjykatësve tanë nuk respektohen nga një pjesë e gjyqtarëve të EULEX-it”.

“Realisht sot ka qenë më shumë një seancë teknike ku janë përcatktuar afatet për gjykim”.

Koci tha se arsyeja e vetme pse seanca e ditës së sotme nuk ishte e hapur për media, është se kjo senacë ka qenë senace statusore.

“Seanca ka qenë e mbyllur për mediat për shkak se ishte statusore, e jo me ndonjë qëllim për të fshehur diçka”.

“Sot patëm një situatë interesante, për shkak se vetë trupi gjykues është bindur se ndaj Lushtakut nuk ka prova”.

Ai tregoi edhe për akuzën që rëndon ndaj klientit të tij.

“Lushtaku akuzohet për veprën penale, për ‘shtytje në vepër penale dhe keqpërdorimi të detyrës zyrtare’”.

“Akuza ndaj tij edhe mund të tërhiqet”.

Koci tregoi aryset pse klienti i tij sot nuk ishte i pranishëm në senacë.

“Lushtaku sot nuk ishte i pranishëm në senacë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore”.

Ai ka bërë me dije që Lushtaku nuk është i përfshirë në aferë korruptive.

“Lushtaku nuk ka pasur ndonjë rol e as nuk është përfshirë në afera korruptive me tenderë”.

“Fjala është për një tender të cilin e ka fituar një i afërm i tij, i cili është bashkëpronar në atë kompani”.

Koci gjithashtu foli edhe për gjendjen shëndetësore të klientit të tij.

“Gjendja e tij vazhdon të jetë e vështirë, ende nuk e kam marr një raport të ekspertit mjekësor, ai vazhdon të jetë në gjendje të vështirë por për më tutje nuk kam informacion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat