Shqiptarët dalin në protesta në Alesandria, kërkojnë drejtësi për vdekjen e Rei Hoxhës

Lajme

Shqiptarët dalin në protesta në Alesandria, kërkojnë drejtësi për vdekjen e Rei Hoxhës

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 00:24

Qindra emigrantë shqiptarë, por edhe qytetarë italianë kanë dalë sot në protesta në Alesandria duke kërkuar drejtësi për shqiptarin e vrarë në rrugë, kur një italiane e përplasi për vdekje atë në një trotuar.

Rei Hoxha, 22 vjeç humbi jetën mbrëmjen e vitit të ri në 31 dhjetor 2015, në momentin që po kthehej në shtëpi pasi kishte mbyllur punën e tij.

“Ai/ajo që e ka përplasur djalin tonë kishte pirë shumë dhe ne e shohim nëpër qytetet. Nuk i urojmë askujt burgun, por të paktën në pritje të nisjes së gjyqit, duhej të ishte lënë në arrest shtëpie”, thanë familjarët e Rei Hoxhës.

Këta të fundit dhe miqtë e shokët e tij e kanë kujtuar edhe sot, Rein me disa lule në vendin ku ai humbi jetën, si dhe duke lëshuar tullumbace të shumta me ngjyrë të bardhë dhe në formën e zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat