Bie meteori gjigant, humb jetën një person

Lajme

Bie meteori gjigant, humb jetën një person

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 21:50

Një persona dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një meteori në Tamil Nadu të Indisë.

Policia së bashku me dëshmitarët menduan se ndoshta incidenti është shkaktuar nga ndonjë shpërthim eksplozivi por në realitet nga hetimet nuk është gjetur asnjë gjurmë shpërthyese.

“Nuk është gjetur asnjë përbërës eksplozivi, dyshojmë se mund të ketë qenë meteor. Ne jemi konsultuar edhe me shkencëtarë dhe ata janë të bindur që kjo mund të jetë një meteor i cili ka rënë me shpejtësi të lartë”. thuhet në deklaratën e Policisë.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa personi ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa në vendngjarje është formuar një gropë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat