Avokatja nga Oxford: Lidershipi politik i Kosovës është përgjegjës për Gjykatën Speciale (Video)

Lajme

Avokatja nga Oxford: Lidershipi politik i Kosovës është përgjegjës për Gjykatën Speciale (Video)

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 20:28

Vendimet që ka me i marrë Gjykata Speciale, kanë me sjellë pasoja të jashtëzakonshme, sepse cenojnë sovraninetin mbi pamvarësinë e gjyqësorit të Kosovës, i cili asht element thelbësor i shtetit dhe demokracisë.

Kështu vlerësoi Avokatja e së Drejtës Ndërkombëtare, Dr. Rudina Jasini, e cila tha se asht e pamundun që nga të gjitha këto raste mos me pasë dënime.

Në nji intervistë për Televizionin Rrokum, Jasini tha se Gjykata Speciale asht e paprecedent në kuadër të institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare penale, jo vetëm për strukturën e përbamjen e saj, por edhe juridiksionin territorial e atë personal, si edhe ligjin e zbatueshëm që ka me u aplikue nga vetë gjykata.

E pyetun se a asht kombëtare apo ndërkombëtare kjo gjykatë, ajo tha se me Gjykatën Speciale ka problem të juridiksionit territorial.

Profesoresha e të Drejtës Ndërkombëtarë në Universitetin e Oxford’it, Rudina Jasini tha se krijimi i Gjykatës Speciale si të tillë, e bani të pashmangshëm neglizhenca dhe mungesa e vullnetit politik të liderëvë të Kosovës.

Me kujdesin profesional që mos me paragjykue punën e Speciales¸ajo thotë se nëse Gjykata ka me dhanë vendime të drejta, asht në interesin e qytetarëve të Kosovës që me e mbështetë themelimin e saj.

E pyetun nëse liderët kanë marrë garanci për veten nga BE’ja, Jasini tha se nuk beson që nji Gjykatë si Specialja kishte me ba pazare me liderët politikë.

Tue mos vu’ aspak në pikëpyetje paanshëmrinë e kësaj Gjykate, Jasini tha se Specialja i ka ardhë Kosovës në nji kohë të papërshtatshme.

Avokatja e ekipit mbrojtës të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Hagë, shtoi se mospasja e nji mekanizmi paralel për dënimin e krimeve serbe, e ban Gjykatën Speciale nji barazi të pabalancueme.

Ndërkaq e pyetun mbi kohëzgjatjen e kësaj gjykate, Jasini tha se këto lloj gjykatash marrin shumë kohë sa edhe vetë hartuesit nuk munden me e përcaktue sa ka me zgjatë kjo gjykatë.

Ajo shtoi se mbrojtja e dëshmitarëve asht nji çashtje me të cilën përballen të gjitha gjykatat, por megjithatë Jasin beson se Gjykata Speciale ka me sigurue mbrojtje maksimale të dëshmitarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat