Demarkacioni Kosovë-Serbi, tensionim i situatës (Video)

Lajme

Demarkacioni Kosovë-Serbi, tensionim i situatës (Video)

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 20:37

Një tjetër proces demarkacioni pritet ta nis Kosova. Përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar se do të jetë temë diskutimi në bisedimet në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo ka ngjalluar reagime të shumta, sidomos nga partitë opozitare të cilët thonë se në momentin e përcaktimit do të rriten tensionet.

Profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, njëherësh edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se përcaktimi i vijës kufitare me Serbinë duhet të bëhet domosdoshmërish për t’i treguar Serbisë se Kosova është shtet i pavarur, edhe pse është shprehur skeptik se Kosova është e përgatitur për këtë proces.

Ai konsideron se duhet formuar një komision ekspertësh i cili paraprakisht do të duhej të punonte së paku një vit rreth kësaj çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat