Jashari akuza Xhavit Halitit: Kush e vrau Sali Çekajn, Agim Ramadanin, Agim Bajramin, Tonin, Micin e…?

Lajme

Jashari akuza Xhavit Halitit: Kush e vrau Sali Çekajn, Agim Ramadanin, Agim Bajramin, Tonin, Micin e…?

Më: 25 janar 2016 Në ora: 10:05

A është e vërtetë se të gjithë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë punuar si personel në SHIK, kanë qenë agjentë të UDB-ës?

135. Programin e LPK-së e hodhët si pa vlerë, a po jo? 136. Po Betimin e ushtarëve të UÇK-së pse e shkelët?

137. Pse i vratë për së dyti herë dëshmorët me shkeljen e betimit?

138. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike, të identifikuar edhe anëtarë të SHP të UÇK-së, që e shporrët Adem Demaçin në momentin më kritik të Kosovës, çfarë ndjenjash kombëtare kini, përderisa nuk ngjasoni me luftëtarët e thjeshtë të UÇK-së?

139. Ju anëtarët e Drejtorisë Politike keni bërë analizat e ADNsë?

140. Cilit popull i takoni?

141. Shqiptar jo, a është kështu?

142. Cila dorë tradhtare shkrepi mbi Agim Bajramin, Sali Çekun, Agim Ramadanin, Tonin, Micin, e…?

143. Për Marrëveshjen e Crans Montana të Zvicrës a e keni informuar, kur e kini informuar dhe çfarë i keni thënë secilit veç e veç: Jakup Krasniqit, Fatmir Limaj, Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt, Gani Krasniqit, Remit, Shukri Bujës, Zafir Berishës, Haxhi Shalës, nëse i keni informuar?

144. Në janar 2000, isha me vëllaun Xhemal dhe u takuam me ty Zekë, para Hotel Grandit në Prishtinë, a po jo?

145. Më the të rrijë në Kosovë dhe po ma siguron një dhomë në Hotel Grand, a ishte kështu?

146. Unë të thashë, e kam familjen time dhe të Ismetit në Zvicër dhe nuk kemi pasur kohë ti krijojmë kushtet me u kthye, nuk kemi asnjë dhomë banimi, a është kështu?

147. Të thashë se puna na ka mbetur në gjysmë, me ndërprerjen e luftës çlirimtare, a është kështu?

148. Të thashë se unë jam betuar e përbetuar dhe nuk e tradhtoj betimin për asnjë çmim, a
po jo?

149. Të thashë se nuk mund me i ra hasha betimit, ngaqë jam i fjalës e i besës, a është kështu?

150. Të thashë se, neve shokëve të LPK-së na ka bashkuar Programi i saj Politik, e ai Program akoma nuk është realizuar, a ka qenë kështu?

151. Ti e Bilall Sherifi rrini e bëni qejfe në Hotel Grand, të thashë, se kjo paska qenë andrra e juaj, a ka qenë kështu?

152. Në Zonën Operative Nr.2 dhe në Zonën Operative Nr.3 pati luftë çlirimtare, a është kështu?

153. Kush u pengoi që asnjë gotë ujë mos me ju dërguar ushtarëve të lirisë në ato dy zona gjatë viteve 2000-2001? Kush u urdhnoi me kriju atë Këshillin Politik për UÇPMB-në me në krye Jonuz Musliun? Sa herë shkuat dhe kush shkoi prej juve të ish Drejtorisë Politikë të UÇK-së me bisedu me komandantët e zonave të UÇPMB-së për me i bind të ndalnin luftën?

154. Sa bodigarda i ke ti Zekë dhe nga sa kanë anëtarët e tjerë të Drejtorisë Politike?

155. Prej kujt frikësoheni dhe pse frikësoheni nëse e ndjeni veten të ndershëm, sikundër mburreni nëpër televizione? Nuk jetoni të lirë

156. Përderisa mbani badigarda, do të thotë se nuk e jetoni jetën të lirë? Do të thotë se krimet dhe tradhtitë që i kini ba këtij populli u dalin e u frikojnë edhe në gjumë, apo jo?

157. Ke vizituar ndonjëherë familjet e Jusuf e Bardhosh Gërvallës?

158. Po të Kadri Zekës?

159. Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë me mendje, shpirt e zemër për popull e atdhe, a është kështu?

160. Po ti a ke qenë me idetë dhe për idetë e tyne?

161. Apo për pushtet e pasuri personale?

162. Në Zvicër a ke jetu me ndihma sociale, apo jo?

163. Sa hektarë tokë i ke ble tash në Kosovë?

164. Po pasuri tjetër, a ke vu pas lufte? A i ke tregu të gjitha shpijat që ke ble dhe që ende i ke në Tiranë?

165. Me çfarë paresh i ke vu tanë këto pasurina, apo me ndihmën sociale që merrshe në Zvicër?

166. A është e saktë Xhavit, që në kohën studentore ke bërë disa dhunime në femra ?

167. A është e saktë Xhavit, që u ke shitur armë, revole, shqiptarëve në rrethin e Pejës?

168. A është e saktë Xhavit, që armët i ke shitun në bashkëpunim me zyrtarë të policisë dhe më pas i ke denoncuar?

169. A është e saktë që ato armët e shitura janë konfiskuar dhe u janë marrë paret nga policia serbe?

170. A është e saktë se, pasiarma dhe paret janë konfiskuar, shqiptari është maltretuar?

171. A është e saktë që policia e ka ditur edhe numrin e secilës arme të shitur?

172. A është e saktë që ishe në kontakt të vazhdueshëm me Mehmet Haskun, shefi i UDB-ës në Pejë?

173. A është e saktë që ishe në kontakt me Sabri Hamitin, dhëndëri i Rugovës, dhe me Shefin e KOS-it në Kosovë?

174. A është e saktë se Serbia ka patur gjithherë pretendime për të kontrolluar Shërbimin e Shqipërisë?

175. Ti Xhavit a ke qenë i dërguar në Shqipëri për këtë punë nga UDB-ja qysh në vitet ’80-të?

176. Ti si njeri i besueshëm, a hyre edhe në SIGURIMIN e shtetit shqiptarë ?

177. Kur ra sistemi komunist në Shqipëri, çfarë raportesh të fshehta ke patur me Sali Berishën, kur dihet se ishe me krahun kundërshtar të Ramiz Aliut? Cili ishte Stanishiqi dhe Simatoviqi?

178. Kur u shkatërrua shteti Shqiptarë, a është e vërtet se kanë ardhur zyrtarë të lartë të shërbimit serb në Tiranë?

179. Kur është vendosur të bëhet Shërbimi i ri në Shqipëri, SHIK-u, kush vendosi për personat që do ta drejtonin? Cili është kontributi yt në këtë rast?

180. A është e vërtetë se është vendosur nga Stanishiqi dhe Simatoviqi?

181. A është e vërtetë se SHIK-u është bërë me 02/07/1991 me Bashkim Gazideden në krye?

182. A është e vërtetë se Bashkim Gazideda ka qenë daja i Petrit Amit nga Dibra, shoku ma i ngusht i Arkanit?

183. A është e vërtetë se të gjithë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë punuar si personel në SHIK, kanë qenë agjentë të UDB-ës?

184. A është e vërtetë se duke kontrolluar shtetin amë Serbia ka vëzhguar një pjesë të madhe të lëvizjeve ilegale shqiptare?

185. A është e vërtetë se janë konfirmuar shumë takime sekrete të Bashkim Gazidedes me Arkanin dhe me të tjerë?

186. A është e vërtetë se në krijimin e piramidave fiskalë në Shqipëri ka gisht Shërbimi sekret Serb dhe ai Grek për të shkatërruar dhe dëmtuar edhe një herë Shqipërinë dhe se ti e Sali Berisha kishit dijeni për këtë punë?

187. A është e vërtetë se ke patur takime me Apostolos Vavilisin?

188. Çfarë roli ka patur Arkani dhe Apostolos Vavilisi në piramidat fiskale?

189. A është e vërtetë se Remzi Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes dhe financues i UÇK-së, është vrarë nga SHIK-u sepse, sipas SHIK-ut, donte të prishte raportet me vëllezërit maqedonë, serbë dhe grekë?

190. A është e vërtetë se zëdhënësi i UÇK-së, Ali Uka, është masakrua nga SHIK-u në banesën me Hashim Thaçin dhe kur ky ishte atje?

191. A është e vërtetë se SHIK-u e mbylli këtë punë me një gjykatë qesharake?

192. A është e vërtetë se Adem Jashari është arrestuar disa herë në Shqipëri me intervenimin e SHIK-ut dhe dijeninë tënde?

193. A është e vërtetë se Ramë Mara është punësuar në SHIK në vitin 1992, bashkë me Raif Gashin (Gollopeni)?

194. A është e vërtetë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë punëtor të SHIK-ut?

195. Do të thotë që Ramë Mara (shefi i Sigurimit i atdheut SIA i LDK) dhe Kadri Veseli (shef i SHIKut i UÇK dhe i PDK-së) ishin koleg pune, a është kështu? Kujt i interesonte një luftë civile mes shqiptarëve në Kosovë?

196. Kur filloj lufta, a u bënë përpjekje për të krijuar luftë civile në mesin e shqiptarëve dhe a mund të na thuash se nga kush?

197. Kujt i interesonte një luftë civile mes shqiptarëve në Kosovë?

198. Kush e organizonte këtë urrejtje ndërshqiptare?

199. A mund të jetë SHIK-u ose më mirë të them UDB, promotor i vëllavrasjes?

200. Si po shihet UDB-a ose SHIK-u ishte edhe në LDK edhe në UÇK, apo jo?

201. Ti Xhavit Haliti a ishe numri 1 në Shqipëri për UÇKnë?

202. Ti si njeriu i fortë në Shqipëri, pse nuk kërkove të hapeshin pa pare të gjitha depot e armatimit për UÇK-ën?

203. A e ke patur atë fuqi? Madje armët në Shqipëri i ke marrë pa pare dhe në bashkëpunim me disa komandantë të ushtrisë shqiptare ke ndarë paret e Fondit tonë për luftën?

204. Jo vetëm kaq, por edhe armatimin, e paguar 3 herë në Gjenevë të Zvicrës, me Naim dhe Shaip Mujën, e ke hedh në det apo jo?

205. Sot, armatimin e Shqipërisë je duke e shitur me Slobodan Tesiqin nëpër vendet arabe, apo jo?

206. Ti, si njeriu i Serbisë, e ke patur mirë në kohën e Ramiz Aliut, në kohën e Sali Berishës dhe në kohën Fatos Nanos, apo jo?

207. Ti bile gjatë luftës ke patur më shumë pushtet në Shqipëri se vetë kryeministrat shqiptarë, apo jo?

208. Cilat ishin kushtet që të patën dhënë atë pushtet?

209. Kishe fuqinë, sepse ke patur Beogradin mbrapa, a po?

210. A është vërtetë se gjatë luftës ke fjetur në Hotel Rogner?

211. Pse në atë Hotel aq të shtrenjtë? Ku i gjeje paret, ndërsasot na thua se nuk kishim armatim e municion?

212. Fjetja në hotel a ishte që të mos përcilleshin veprimet dhe takimet e tua?

213. Me të kujt pare e paguaje hotelin dhe ushqimin?

214. A është e vërtetë se në atë kohë ka patur në Hotel Rogner 2 agjentë të lartë të Serbisë për ndërlidhje?

215. A je takuar me ata nëpër dhomat e tyne dhe tënden?

216. A është kjo arsye pse nuk ke jetuar në banesë, sepse vëreheshe nga shqiptarët?

217. A je takuar në shumë raste në Hotel Rogner gjatë luftës me Petrit Amin, shokun e ngushtë të Arkanit, dhe sa herë?

218. A është qesharake, për mos te them tragjike, që shefi i UÇK-së takohet me njerëz të Arkanit?

219. A është e vërtetë në momentin kur populli ikte nga masakrat, ti bëje qejf me prostituta? Po Çekut (Agimit) a i rregullut një prostitutë të tillë (infermiere) kur mbrriti në Tiranë?

220. Kur filloi lufta pse e bëre Drejtorinë Politike të UÇK-së kur krah politik i UÇK-së ishte LPK-ja?

221. Apo e bëre qëllimishtpër të mos i dhënë llogari askujt?

222. Duheshte ta dije ti dhe ata të Drejtorisë Politike se LPKja thellë i ka rrënjët te opanga e popullit shqiptar liridashës, a është kështu?

223. Mos e bëre për të fshehur gjurmët? VIJON

Murat Jashari, Fribourg, Orizare-Kumanovë. Kontakt adresa: [email protected]

P.S /Ky artikull ka qenë i botuar ne gazetën e shtypur Bota sot për Kosovë dhe Diasporë, por me kerkesë të lexueseve e botojmë edhe online.

Lexo poashtu:

Murat Jashari “godet” rëndë figurat e larta të PDK’së, ka disa pyetje për ta

Murat Jashari: Kush ma vrau vëllanë, Ismet Jasharin?

Vëllai i Ismet Jasharit komandant “Kumanova” me 104 pyetje për Azem Sylen

Jashari: Kush urdhëroi arrestimin dhe zhdukjen e Behajdin Allaqit e Shaban Shalës në Kleçkë?

Vëllai i komandant “Kumanova” pyetje për PDK-në e Fatmir Limajn: A e dini se si janë vrarë Ali Uka e Remzi Hoxha?!

Murat Jashari , 510 pyetje për Xhavit Halitin

Murat Jashari i drejtohet Xhavit Halitit: Kush e vrau Ilir Konushevcin?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat