Vëllai i komandant “Kumanova” pyetje për PDK-në e Fatmir Limajn: A e dini se si janë vrarë Ali Uka e Remzi Hoxha?!

Lajme

Vëllai i komandant “Kumanova” pyetje për PDK-në e Fatmir Limajn: A e dini se si janë vrarë Ali Uka e Remzi Hoxha?!

Më: 22 janar 2016 Në ora: 11:01

A i ke njohur Ali Ukën e Remzi Hoxhën? Kur u vra Ali Uka në Tiranë, me cilin flinte në banesë dhe a ishte ky person anëtar i partisë suaj?

Në vazhdim të letrës së tij Murat Jashari, shtron pyetje delikate, përveç për Fatmir Limajn edhe për njerëz të tjerë, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e PDK-së sot, ndërsa e LPK-së në të kaluarën. Pyetjet më delikate të bëjnë me vrasjen e gazetari Ali Uka, dhe me faktin se dikush nga pdk-istët e sotëm dhe lpkistët e dikurshëm, dikush kishte shpërthyer në gëzim për vrasjen e Adem Jasharit. Në fakt, nuk ishte vrarë vetëm Adem Jashari, por ishte masakra e parë dhe më e përbindshme e forcave serbe ndaj shqiptarëve.

291. A e ke ditur se Behajdin Allaqi ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues së LPK-së?

292. A e ke ditur se Afrim Zhitia krahë të djathtë ka pasur Fadil Vatën e Xhemajli Berishën?

293. A e ke ditur se Afrim Zhitia në krahë të majtë ka pasur Behajdin Allaqin e Arif Seferin (ky i fundit nga Kumanova)? Ku është Xhavit Haziri???

294. Ku mbetën anëtarët e tjerë të Komitetit Drejtues të LPKsë?

295. Mbledhja e III-të e Përgjithshme e LPK-së u mbajt më 4 tetor 1991, në Ujmir (Klinë), në shtëpinë e Sadri Shalës, ke qenë i informuar për këtë mbledhje dhe nga kush?

296. Partia e juaj kishte të deleguar ose përfaqësues në atë mbledhje, në Ujmir?

297. A mund të na i japësh të deleguarit me emër e mbiemër?

298. A kanë raportuar në kryesinë e partisë suaj këta delegatë, kur dhe ku?

299. Mbledhja Konsultative e LPK-së, u mbajt në Kollare (Kërçovë) në prill të vitit 1993, ke ditur për këtë mbledhje?

300. Partia e juaj kishte delegatë në atë mbledhje?

301. Cilët ishin ata delegatë, emri dhe mbiemri?

302. Delegatët e partisë suaj që ishin në atë mbledhje a kanë raportuar në Kryesi?

303. Kjo Mbledhje, Behajdin Allaqin kishte caktuar anëtar të Komisionit për organizimin e Mbledhjes së IV-të të LPK-së. A dinit ju për vendimet e asaj mbledhjeje?

304. Mbledhja e IV-të e Përgjithshme e LPK-së është mbajtur në korrik të vitit 1993, te Kodra e Trimave në Prishtinë, në shtëpinë e Maliq Brajshorit. Ke ditur ti dhe Hashimi për këtë mbledhje?

305. Keni pasur të deleguar nga partia e juaj përfaqësues në atë mbledhje?

306. Cilët ishin delegatët e partisë, emri dhe mbiemri?

307. Delegatët e asaj mbledhje, a kanë raportuar në kryesinë e partisë suaj?

308. A e dini sa veprimtarë të LPK-së e LKÇK-së janë arrestuar që kishin marrë pjesë në këto tri mbledhje?

309. Ku është Xhavit Haziri??? A të ka tregu gja ai person rreth vrasjes së Aliut?

310. A i ke njohur Ali Ukën e Remzi Hoxhën? Kur u vra Ali Uka në Tiranë, me cilin flinte në banesë dhe a ishte ky person anëtar i partisë suaj? A të ka tregu gja ai person rreth vrasjes së Aliut?

311. Po anëtarët e Kryesisë së Partisë suaj a i kanë njohur Ali Ukën e Remzi Hoxhën?

312. A e din ti dhe kryesia e partisë tuaj si janë zhdukur në Shqipëri këta të dy?

313. Ke qenë Drejtor (Drejtorisë Politike) i Policisë Ushtarake, a është kështu?

314. Pse në Qershor 1999 në Prizren i bëtë atentat nënës biologjike të UÇK-së?

315. Vetëm pse e kishte LPK-ja në Program për ta bërë realitet Programin e Lidhjes së Prizrenit?

316. Çfarë faji pat bërë LPK që ia ndërruat programin?

317. LPK ishte armikja e përbetuar e pushtuesve sllavë. A është kështu?

318. Çfarë të keqe e mëkati kishte bërë Komandanti Legjendar Adem Jashari, pse ishte anëtar i LPK-së, nuk e mbështesnit dhe nuk e furnizonit apo jo?

319. A nuk e dëshmoj LPK-isti Adem Jashari se është për çlirim e bashkim kombëtar? Po ju për çfarë ishit që nuk e mbështesnit? 320. Kur është vrarë Adem Jashari, a pati pjesëtarë të partisë suaj që e festuan atë natë?

321. Cili?

322. Cili Shërbim Informativ ju këshillojë ta bënit atentatin mbi LPK-në?

323. Populli shqiptar mbi 2000 vjet i pushtuar nga romakët. Mbi 530 vjet i pushtuar nga osmanët. Për 100 vjet nënën pushtime sllave. Kurrë gruaja e martuar shqiptare nuk e kishte ulur kokën e ta shiste nderin femëror për t`iu siguruar kafshatën fëmijëve. A e keni vërejtur këtë fenomen trishtues z. Limaj? Tani pas luftës çlirimtare po thoni se populli është i lirë. Pse po ndodhë ky fenomen i prostituimit të gruas shqiptare? Për këtë luftuat? Kjo pyetje i parashtrohet të gjithë politikanëve që kanë marrë dhe do të kërkojnë votën e popullit, për me u ulë në karrigen e pushtetit qendrorë e lokal!!!???!!

324. Në janar të vitit 2000, në odën e Xhelë Shalës, në Banjë, Adem Jashari, Ali Uka aty ka ora 03.30 e mëngjesit, më pate thënë se për stinën e verës që e pritshmi, pra për pushime, do t’i bëje gati dy banesa në Prishtinë. Një për familjen e Ismetit, një për familjen time. Ta ktheva menjëherë përgjigjen, apo jo, dhe a të kujtohet çfarë të thashë?

325. Ato Banesa janë të tuat tash?

326. Të babës tënd i ke?

327. Apo “miraz” i ke?

328. Nuk e derdhi gjakun vëllai jem për banesa, o Fatmir shoku, por vetëm me çlirue e me bashkue popullin tonë. A ishte kështu? (Atëherë, pse në kushtetutën tuaj e keni vendos se nuk do të bëni asnjë lloj bashkimi dhe ndryshimi kufijsh dhe nuk ia lini popullit të vendos)?

Po edhe gjashtë Vilat tjera me paret e kujt i bane?

329. Po atë natë, në Banjë, të thashë; kujdes Fatmir, këta që po ta rrehin shpinën, për atë histori çka ke bërë gjatë luftës, kanë me u ngritur nga dalë lart ku e kanë synimin, në pushtet dhe dikur kanë me të hedh ndoshta edhe në burg. A është kështu? A të ndodhi kështu?

330. Sa bodigarda i ke?

331. Shtëpinë në Bajë me të kujt pare e ndreqe?

332. Po Vilën ku banon me familje në Prishtinë me çka e bane?

333. Po edhe gjashtë Vilat tjera me paret e kujt i bane? A ke evidencë bankare?

334. Po veturat?

335. Djalin për shkollim në SHB-a me të kujt pare e financove?

336. E shumë të tjera, a po?

337. Po shokët e tu të partisë ku i kanë në shkollë fëmijët?

338. Kanë bërë shokët e partisë tënde pasuri?

339. A i keni vizituar familjet e Tahir Sinanit e Indrit Carës, (të dy dëshmorë të kombit), ndonjëherë? Po ata që kanë mbet gjallë a i keni thirr ndonjëherë?

340. Nëse jo, Pse jo?

341. Pse jo, apo ngaqë i kishte shkolluar e edukuar Enver Hoxha?

342. Po ata Oficerë e Gjeneralë të Shqipërisë londineze, që i kishte shkolluar Enver Hoxha dhe ishin të gatshëm në beteja e fronte jetën me dhënë dhe që luftuan bashkë me ju, a ua mbani mend emnat?

343. A i keni ftuar të gjithë së bashku, të paktën njëherë dhe me ua shtrëngue dorën e me u thanë falemnerës që na ndihmuat?

344. Kemi dëgjuar e marrë vesh se të gjithë ata oficerë që patën ardhur me luftu në Kosovë i keni ndjek dhe në vend të tyne keni marrë do tjerë që u kanë lëpi të prapmen, a është e vërtetë? Mandej këtyne laperëve u paskit lidhë edhe pension, a s’është kështu?

345. Kur Partia e juaj e famshme në Parlamentin tragjiko-komik të ‘Kosovo *1244′ shpalli Pavarësinë e Kosovës, a i ftuat familjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut, Agim Ramadanit, Fehmi Lladrovcit, Xheve Krasniqi-Lladrovcit, Sali Çekajt, Ramush Haradinajt, Muj Krasniqit-Kapuçi, Adrian Krasniqit, Tahir Sinanit, Endrit Carrës, Komandant Kumanovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Tahir Mehës, Zija Shemsiut, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Xhemajli Berishës, XHAVIT HAZIRIT, Ali Ajetit, Ahmet Axhiut, Behajdin Allaqit, Arif Seferit, gjeneralë e oficerë të Shqipërisë londineze, që ishin në fronte lufte me emblemë të UÇK-së, gjithë veteranët e LPK-së si dhe gjithë veteranët tjerë të çështjes kombëtare të trojeve etnike, apo u mjaftuat veç me vëllain e Adem Jasharit? Adem Jashari po të ishte gjallë nuk do të bënte sikur ju, apo jo?

346. Po ndonji fletë mirënjohjeje a u keni shpërnda oficerëve prej Shqypnie që morën pjesë në luftë, sikurse keni ba me të gjithë rugovistët që u kanë dhënë pare pas lufte dhe i keni ba edhe veprimtarë të luftës?

347. Nëse jo, Pse jo?

348. Po kur e festoni çdo vit festën e “pavarësisë” së Kosovës, a i keni ftu ndonjëherë ata të Shqypnisë?

349. Për kë e keni shpallë „Pavarësinë e Kosovës”?

350. Për horrat e dilinxhitë?

351. Të gjithë të moshuarit e të rinjtë, që takoj më thërrasin Baca Murat. Në gjithë hapësirën shqiptare ka të shkojë. Po, po edhe të Mërgatës, o Fatmir shoku. A është kështu? Po ju pse na keni harru?

352. Nuk u kam kërku as veturë dhe as bodigarda! A e dini këtë?

353. Ma i varfëri prej shqiptarëve materialisht në Zvicër unë jam! A e dinë këtë? A e din se gjithë pasuninë teme ua dërgova juve atje në malet e Kosovës?

354. Me ndihma sociale jetoj.

A e din këtë? “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi!

355. Kanjëherë nuk kam pare as për bukë e cigare, por kurrë nuk ju kam thënë dhe përkulur.
A e dini për këtë?

356. Unë i takoj asaj shtrese e kategorie të popullit tim, që jam i pasur nga mendja, shpirti dhe zemra. Kasollë nuk kam mundur të ndreqi, por shtëpi kam zemrat e rinisë së artë të popullit liridashës! Për çështje të popullit e Atdheut, aq sa di, nuk lëshoj rend! A e din këtë?

357. Vëllain tim Xhemalin, që e dua ma shumë se fëmijët e mi, para vdekjes të sëmurë e të shtrirë në spital e kam pasur. I çova të fala, duke i thënë: “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi! Nuk e kam koritur! Atje ku shkojnë njerëzit me fytyrë e emër takohemi e kënaqemi!“ A e din këtë, o Fatmir shoku?

358. Po, ama, jam faqe bardhë dhe shumë krenarë për emrin që e mbaj, që më ka pagëzuar Nënemadhja Nurije! A është kështu?

359. Lëviz i lirë e nuk frikohem prej askujt. Vetëm prej Zotit – e mos të gaboj diç për popullin! A është kështu?

360. Jetën e jetojë në liri. A është kështu?

361. Fytyra, nderi e emri e mbajnë njeriun dhe njerëzimin. A është kështu?

362. Këto virtyte njerëzore i ruaj me xhelozi e fanatizëm, o Fatmir shoku! A e ke kuptuar këtë?

363. Po ti si e jeton jetën?

364. Po shokët e partisë tuaj, para luftës, gjatë luftës si jetuan, e mbas luftës si jetojnë?

365. Keni halle e derte?

366. A ju merr gjumi?

367. Nga paraardhësit e juaj, a keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?

368. Nga familja e nënës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?

369. Nga dajallarët e nënës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?

370. Nga dajallarët e babës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj? 371. A e keni bërë testin e ADN-së?

372. Cilit popull po i takojshit, që nuk keni treguar asnjë pikë respekti për të rënët në luftë dhe shokët e luftës?

MURAT JASHARI - BACA Orizare-Kumanovë Adresa kontaktuese: [email protected]

P.S /Ky artikull ka qenë i botuar ne gazetën e shtypur Bota sot për Kosovë dhe Diasporë, por me kerkesë të lexueseve e botojmë edhe online.

Lexo poashtu:

Murat Jashari “godet” rëndë figurat e larta të PDK’së, ka disa pyetje për ta

Murat Jashari: Kush ma vrau vëllanë, Ismet Jasharin?

Vëllai i Ismet Jasharit komandant “Kumanova” me 104 pyetje për Azem Sylen

Jashari: Kush urdhëroi arrestimin dhe zhdukjen e Behajdin Allaqit e Shaban Shalës në Kleçkë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat