Murat Jashari i drejtohet Xhavit Halitit: Kush e vrau Ilir Konushevcin?!

Lajme

Murat Jashari i drejtohet Xhavit Halitit: Kush e vrau Ilir Konushevcin?!

Më: 24 janar 2016 Në ora: 10:25

Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpunëtorët e UDB-së nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDBnë? Sa ton informata u keni dhënë UDB-së?
50. Shaip Latifin e LDK-së, në diasporë, a e ke pasë shok dhe ç’u lidhte?

51. Ky Shaipi LDK-së ka dërguar 300 automatik në Shqipëri për Sali Berishën (PDSH), për me e marrë pushtetin me dhunë, a është kështu?

52. A mund të na tregosh kohën kur i dërgoi, si i dërgoi dhe a ke qenë edhe ti në këtë projekt? 53. E gjithë LDK-ja ka qenë për këtë qëllim, si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, a është kështu dhe a e dije këtë?

54. Në fillim të prillit 1994, kryesia e LPK-së vendosi që tre anëtar të sajë t’i caktojë të infiltrojnë në radhët e UDB-së, qoftë edhe si gjoja bashkëpunëtorë të saj, për të marrë informacionin në kohë dhe për t’i paraprirë së keqes, a është kështu?

55. Kush qe ai person që ta propozoi Ty këtë?

56. Po ti, cilët persona i propozove?

57. Prej atëherë e deri tash, si i keni raportet ju tre bashkëpunëtorët e UDB-së nga radhët e LPK-së, me njani-tjetrin dhe UDB-në?

58. Sa ton informata u keni dhënë UDB-së?

59. Me çka të shpërblenin?

60. Sa shqiptarë ke rekrutuar për UDB-në?

61. Sa herë në muaj u takoheshe me oficerët e UDB-së? 62. Në cilin qytet të Zvicrës takoheshit?

63. Po në Europë në cilat shtete e qytete takoheshit?

64. Për takimet dhe bisedat që kishit me oficerët e UDB-së, a raportonit në Kryesi të LPKsë dhe a ka dokumente për këto raportime?

Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty?

65. Cili oficer i UDB-së të ka përgatitur se si me arrit në krye të LPK-së?

66. Çfarë të lidh me Fatos Nanon?

67. Ti dhe Fatosi a kini të njëjtin UDB-ash që u komandon?

68. Në gradë, cili është më i naltë, Fatosi apo Ty?

69. Përveç që je në shërbim të UDB-së, KGB-së, shërbimit francez, atij italiane dhe atij maqedon, edhe cilave Shërbimeve të tjera u shërben?

70. A ke ndonjë komandant që është mik i shqiptarëve?

71. A e ke bë analizën e ADN-së, dhe nëse e ke bërë, cilit popull i takon?

72. Nëse e ke bërë AND-në, ballkanas është ai popull?

73. Me siguri shqiptar nuk është, apo jo?

74. Anëtarët e vërtetë të Shtabit Qendror të UÇK-së (brenda në Kosovë) nuk i ke njohur. A është kështu?

75. A e ke njohur vetëm Nait Hasanin, a po jo?

76. Për me i njoh ata anëtarë të shtabit dhe me i burgos e me i vra, si e shfrytëzove naivitetin e Naitit?

77. A është e vërtetë që je ti ai, i cili i dërgove nga Zvicra Naitit Telefona Paeger, a është kështu?

78. Dhe Naiti ua shpërndajti anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së këta Telefona Paeger, apo jo?

79. UDB i përcjellke se ku po jipen numrat dhe shumica e Anëtarëve ranë në burg dhe disa u vranë, a është kështu?

80. Kush ta dha këtë ide?

81. Sa kushtuan gjithë Tele-fonat Paeger?

82. Ku i blejte Telefonat Paeger?

83. Kush i kodoi Telefonat Paeger?

84. A e di këtë kurth Nait Hasani dhe të tjerët çka kanë mbetur gjallë?

85. Qëllimi i yt dhe i ko-mandantit tënd ka qenë që të likuidohen anëtarët e Shtabit Qendror, a është kështu?

86. PSE?

87. Për arsye se nuk mundeshit ndryshe me e marrë nën kontroll lëvizjen e armatosur në Kosovë, a është kështu?

88. Ju donit t’i likuidonit ose të paktën ta shmangnit Shtabin e vërtetë Qendror në Kosovë ngaqë ata ishin atdhetarë, idealistë shqiptarë që donin bashkimin me shtetin amë, a është kështu?

89. I vetmi që mbeti gjallë ishte Ilir Konushevci, Shefi i Logjistikës, a është kështu? Të tjerët që nuk mundët me i vra i manipuluat deri këto vite, apo jo?

90. Më 9 Maj (e shtunë) 1998, a je ti që përgatite vrasjen e Mërgimit, a është kështu?

91. Cili ka qenë Roli i Sokol Bashotës në këto burgosje e vrasje?

92. Rexhep Selimi doli ma inteligjent se ju e padronat tuaj, a është kështu?

93. A të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po mbaheshin në Burgun e Kleçkës, pse nuk reagove që t’i lirojnë?

94. A mos është edhe për këta të dy realizimi vendimeve të Marrëveshjes së Crans Montanës? 95. Së paku, sa për fillim, tregonju familjarëve ku i kanë eshtrat Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala?

96. Mos vallë edhe trupat e tyre janë djegur në Furrë të Kleçkës?

97. Një gjë duhet ta dini mirë ju të ish-Drejtorisë Politike, tani Kryesia e PDK-së, një ditë do të vijë momenti kur KRIMI juaj do të bëhet i njohtun. Nuk do të jetë e largët ajo ditë që kjo Faturë ka me ju trokitun te dera! A po më ndini?

98. Më 10 Mars (e martë) 1998 kanë ardhur me linjën ajrore Cyhri-Tiranë, vëllai im (Ismet Jashari) me Fatmir Limajn dhe Haxhi Shala, ndërsa unë nëpërmjet tokës mbërrina në Tiranë më 12 Mars (e enjte) 1998, dhe të pyeta ti Zekë se ku mundem me e taku vëllain. Dhe Ti më the: Ismetin nuk ke më për ta parë. Doli fjala jote. Bravo! A është kështu?

99. Të pyeta se pse nuk kanë shkuar shokët me i ndihmu Adem Jasharit. U përgjigje shkurt : Ne i kemi thënë me u largu, por ai ka dashtë me pijë çaj. A është kështu?

100. Mbasi u likuidua Shtabi Qendror, kush u dha urdhër të formonit Shtab të Përgjithshëm?

101. Sa vetë ishit në Mbledhjen Konstituive?

102. Ku u mbajt kjo Mbledhje dhe kur?

103. Në atë Mbledhje a ishin Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj?

104. Po Sulejman Selimi e Sami Lushtaku a ishin në atë Mbledhje?

105. Po prej Zonës Operative të Llapit a ftuat ndokend?

106. A e ftuat Ramush Haradinajn?

107. Kush propozoi dhe cilin propozoi secili nga ata që propozuan?

108. Bëhet fjalë sipas Marrëveshjes në Crans Montana të Zvicrës, që e mbajtët më 28 Qershor 1998, besoj se më
kupton drejt?

109. Këtë takim a e organizojë Fatos Nano, apo kush tjetër?

110. Në atë takim ishin edhe Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiu dhe Bilall Sherifi, apo jo?

111. Richard Hollbruk ofroi Dokumentin me 5 kërkesa, a po jo?

112. A janë këto 5 kërkesat (për mos me thanë urdhrat) që u paraqiti Hollbruk: 1.Të njihet I. Rugova si lider i Kosovës. 2. Të hiqen Zonat Operative. 3. LPK-ja mos të jetë krah politik i UÇK-së. 4. Në teren, në Shtabe lokale të Zonave, atje ku ka kuadro drejtuese të LPK-së, të largohen në një mënyrë ose në një tjetër dhe 5. Të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht, etiketoheshin enveristë, ndaj duhej që të largohen nga radhët e UÇK-së, pasi do na prishin punë duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. A është kështu? Dhe ju nuk e kundërshtuat asnjeni, apo jo? Ke qenë i gjithëçkafit, edhe i Logjistikës, a po?

113. Platforma politiko-ushtarake e Shtabit Qendror UÇKsë kishte 5 Zona Operative, apo jo?

114. Zona Operative Nr.1 Kosova, ZO Nr.2 IRJM, ZO Nr.3 Kosova Lindore, ZO Nr.4 Malë- sia e Madhe (në Mal të Zi) dhe ZO Nr.5 Korshumlia, a është kështu?

115. Shtabi Qendror kishte në program bashkimin e gjithë popullit shqiptar të të 5 Zonave Operative të më- sipërme dhe gjithë subjektet politike e ushtarake të tyre me bë luftë popullore çlirimtare, nën një udhëheqje të vetme, a është kështu?

116. Mirëpo, në Mbledhje të Përgjithshme të LPK-së, pas kësaj nuk flitej më për gjithë trojet e mësipërme. A është kështu?

117. A e dinit se LPK e pat formuar mekanizmin çlirimtar, pra UÇK-në?

118. A e dinit se LPK pat formuar edhe Fondin e shenjtë „Vendlindja Thërret“ për UÇK për të 5 Zonat Operative?

119. Pse ia morët këtë të drejtë nënës biologjike LPK-së për ta rritur e forcuar UÇK-në, duke e larguar nga udhëheqja politike e asaj lufte dhe e asaj ushtrie? Cili ishte qëllimi juaj?

120. Pse nuk e bashkuat popullin, subjektet politike e ushtarake të të gjithë atyre trevave të mësipërme, por filluat ndasitë?

121. Ke qenë i gjithëçkafit, edhe i Logjistikës, a po?

122. A e din se sa ushtarë lirie janë vrarë për mungesë municionit, i cili faktikisht nuk mungonte pasi paret u
ishin dhanë?

123. Ke qenë në Shqipëri edhe kryetar i Fondit «Vendlindja Thërret», a po jo?

124. Kryesia e LPK-së pat emëruar për këtë përgjegjësi Halil Selimin e Ramiz Lladrovcin, a është kështu?

125. Ndërkohë që ishin caktuar Halili dhe Ramizi, çka doje ti që i pranoje çantat me Dollarë, DM, CHF etj? Kush i adresonte këta korrierët me këso çanta të vinin veç te ju, kur dihej se ku duhej me u paraqit në Tiranë?

126. A i ke dhënë raport ndokujt institucioni të LPK apo të UÇK-së për ato çanta me para?

127. Nëse jo, Pse jo?

128. Në Qershor të vitit 1986 jemi pas përbetuar ti e unë te Kampi i Aarauit, a është kështu? 129. A jemi betuar se do punojmë veç për popull e Atdhe, dhe aspak për interesa individuale, a është kështu?

130. Në çfarë gjendje sociale është populli dhe në çfarë gjendje sociale je ti? A ke dallim ti dhe Drejtoria Politike me popullin dhe në mënyrë të veçantë me ish luftëtarët e thjeshtë të UÇKsë për sa i përket mirëqenies ekonomike? Dhe sa i thellë është ky dallim?

131. Pse pra na ke gënjyer neve, shokëve të Lëvizjes dhe pse ia ke pas me hile gjithë popullit? Kush është tradhtari në këtë mes: Ti dhe Drejtoria Politike apo anëtarët e thjeshtë të LPK e LKÇK dhe ushtarët e thjeshtë të UÇK-së?

132. Edhe Muamar Ell Gadafi kështu si ti me kompaninë tënde (udhëheqja aktuale e PDK) ishte pasuruar, a është kështu?

133. A e ke parë se si e pat Gadafi fundin e jetës?

134. Kështu përfundojnë të gjithë mafitë e diktatorët, a është kështu? VIJON

Murat Jashari, Orizare-Kumanovë. Kontakt adresa: [email protected]

P.S /Ky artikull ka qenë i botuar ne gazetën e shtypur Bota sot për Kosovë dhe Diasporë, por me kerkesë të lexueseve e botojmë edhe online.

Lexo poashtu:

Murat Jashari “godet” rëndë figurat e larta të PDK’së, ka disa pyetje për ta

Murat Jashari: Kush ma vrau vëllanë, Ismet Jasharin?

Vëllai i Ismet Jasharit komandant “Kumanova” me 104 pyetje për Azem Sylen

Jashari: Kush urdhëroi arrestimin dhe zhdukjen e Behajdin Allaqit e Shaban Shalës në Kleçkë?

Vëllai i komandant “Kumanova” pyetje për PDK-në e Fatmir Limajn: A e dini se si janë vrarë Ali Uka e Remzi Hoxha?!

Murat Jashari , 510 pyetje për Xhavit Halitin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat