Ja kush është “ekstremisti” i dëbuar nga Gjermania në Kosovë (Foto)

Lajme

Ja kush është “ekstremisti” i dëbuar nga Gjermania në Kosovë (Foto)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 00:30

Para pak ditësh në gazetën Bota sot kishit mundësi të lexonit deklaratën e ministrit të brendshëm bavarez, Joachim Herrman (CDU), të dëbimit me procedurë të shpejtë të një shqiptari, 23 vjeçar, nga Kosova, “pasi përkundër mos aktivitetit të tij kriminal, kishte predisposita për të kryer sulme terroriste.”

Por kush është shqiptari 23 vjeçar?

Ai u riatdhesua nga aeroporti i Mynhenit, të Enjten, 26.11.2015 sëbashku me 41 shqiptarë tjerë nga Shqipëria dhe Kosova për shkak të refuzimit të kërkesës së azilit. Ministri gjerman nuk përmendi identitetin e shqiptarit bile as inicialet e tij, mirëpo Bild.de ka shkruar një artikull duke bërë publik identitetin e tij, Resim K., ndërsa sipas informacioneve që disponon Bota sot, bëhët fjalë për Resim Kastrati nga Prizreni që një kohë të gjatë ka jetuar në Cremona Itali.

Resim Kastrati shpesh ka shkruar tekste në përkrahje të sulmeve të ndryshme të terrorit nëpër Botë (si në Charlie Hebdo ku mbetën të vrarë 12 persona) ndërsa ka kontakte të shpeshta me imamë të ndryshëm, mes tyre edhe imamin kontravers nga Gjermania, Pierre Vogel, 37, i njohur për ligjerata ekstremiste, njofton Bota sot (Shih Foto).


Po ashtu ka postuar video të ndryshme të imamit nga Kumanova, Sadullah Bajrami, i cili, gjithashtu njihet për aktivitete ekstremiste në Maqedoni, si dhe shumë familjarë e miq të tij janë të burgosur nga autoritetet maqedone për terrorizëm.

Nëse ai vërtet është terrorist ose bashkëpuntor me ekstremistët e dhunshëm të ISIS, kjo mbetet mister, por vetë fakti që Gjermania e dëboi për këtë arsye, i dha sinjal Kosovës që të ketë kujdes me strehimin e tij./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat