Demi: Zgjidhje e vetme, zgjedhjet e reja (Video)

Lajme

Demi: Zgjidhje e vetme, zgjedhjet e reja (Video)

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 22:34

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara - GAP, Agron Demi, në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, e ka cilësuar gabim të madh përjashtimin e opozitës nga seanca e Kuvendit.
"Pezullimi i opozitës është në kundërshtim me Kushtetutën", theksoi ai.

Demi sqaroi se imuniteti i deputetit s'është diçka personale e deputetit, por ajo, para arrestimit duhet t’i hiqet nga Kuvendi.

Ai zgjeidhjen e vetme për dalje nga kjo situatë e sheh te zgjedhjet e reja.

"Edhe pse zgjedhjet e reja kane me sjellë bllokadë të re, për momentin kjo është e vetmja zgjidhje", tha Demi.

Demi tha se partitë opozitare, edhe nëse shkojnë bashkë në zgjedhje, e kanë problem për të fituar, sepse sipas tij përsëri do të fitojë partia më e madhe.

3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat