Shpërthim në veri, një shqiptar i lënduar dhe tetë automjete të dëmtuara

Lajme

Shpërthim në veri, një shqiptar i lënduar dhe tetë automjete të dëmtuara

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 15:03

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë granat dore ka ndodhur rreth orës 14:00 te “Tre Rokaqiet”, në veri të Mitrovicës, ku si pasojë një shqiptar është lënduar dhe 8 automjete tjera janë dëmtuar, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, autor i kësaj ngjarje është Millan Radoiqiq dhe Svetisllav Neshiç, i cili është “pronari”, i gjithë tenderëve në veri.

“ Tenderin për fasadimin e këtyre tre Rokaqieve e ka marr një kompani, pronar i së cilës është një shqiptar nga jugu i Mitrovicës dhe jo kompania tjetër nga veriu Sever 028 me pronar Radeta Steviç, dhe në shenjë revolte për këtë dikush ka urdhëruar hedhjen e kësaj bombe atje”, ka thënë ky burim.

Kosovapress ka tentuar të kontaktojë krerët e veriut por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat