Dardan Sejdiu: Tashmë nuk ka kthim, arrestimet e këtij 28 nëntori do të mbeten në histori

Lajme

Dardan Sejdiu: Tashmë nuk ka kthim, arrestimet e këtij 28 nëntori do të mbeten në histori

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 16:39

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, është shprehur se ky veprim i sotshëm i pozitës do të mbetet në histori.

“Sot Isa Mustafa e ka shpërfaqë se sa antikombëtar është”.

“Pas një manifestimi paqësor, ata arrestojnë njeriun që dha shumë për këtë vend”.

“Çdo arrestim i 28 nëntorit të këtij viti do të mbetet në histori”.

Sejdiu madje qeverisjen e Mustafës e krahason me një ish kreun e Partisë Komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta, Rrahman Morina.

“Veprimet e qeverisë sot janë të njëjtat sikurse të Rrahman Morinës”.

“Tash Mustafa duhet të jap dorëheqje, sepse më nuk ka kthim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat