AAK falënderon policinë dhe qytetarët për sjelljen në protestën e sotme

Lajme

AAK falënderon policinë dhe qytetarët për sjelljen në protestën e sotme

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 15:31

Nëpërmjet një komunikate, AAK ka falënderuar gjithë qytetarët e Kosovës, që sot me prezencën dhe me zërin e tyre e bënë madhështr tubimin e sotëm në Prishtinë.

“Njëkohësisht falëndërojmë policinë e shtetit, e cila sot e kreu me profesionalizëm detyrën e vetë”.

“Falendërojmë të gjithë ata që mundësuan mbarëvajtjen e këtij tubimi. Jemi të përcaktuar që gjithmonë të jemi zëri qytetar, në mbrojtje të shtetit dhe në kundërshtim të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin.

“Sot kemi dëshmuar se jemi evropianë dhe se jemi të përcaktuar që me mjete demokratike ta ndryshojmë gjendjen e rëndë në vend”

“Ky është përcaktimi i ynë dhe, përtej interesave partiake dhe nën udhëheqjen e Haradinajt, do të vihemi në shërbim të shtetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat