Vetëvendosje: Mbi 35 mijë pjesëmarrës në manifestim

Lajme

Vetëvendosje: Mbi 35 mijë pjesëmarrës në manifestim

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 14:47

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë me dije se mbi 35 mijë persona po marrin pjesë në manifestimin e sotëm.

“Sipas të dhënave të sakta të pjesëmarrësve që janë paraqitur tek strukturat tona, në këtë protestë pjesëmarrja është si vijon:

– Nga qytetet e fshatrat e Kosovës janë pjesëmarrës të konfirmuar: 19,369 qytetarë,
– Nga Prishtina, të konfirmuar sipas degëve tona janë: 11,521 qytetarë,
– Nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina, Mali i Zi e Diaspora kanë konfirmuar mbërritjen në Prishtinë: 1,023 qytetarë,
– Në këtë përllogaritje nuk përfshihet pjesëmarrja spontane e qytetarëve.”bëhet e ditur në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat