Herrman: Një ekstremist potencial dëbuam në Kosovë

Lajme

Herrman: Një ekstremist potencial dëbuam në Kosovë

Nga: Fitim Dika Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:55

Bajerni ka riatdhesuar 41 shqiptarë nga Kosova, të Enjten, 26.11.2015, nga aeroporti i Mynhenit në aeroportin e Prishtinës, ndërsa njëri prej tyre duhet të ketë pasur kontakte me ekstremistët e dhunshëm muslimanë. Këtë e ka njoftuar vetë ministri i brendshëm bavarez, Joachim Herrman.

“Mes 41 të dëbuarve ishte edhe një 23 vjeçar nga Kosova që nuk kishte aktivitete kriminale në Gjermani, por gjatë vëzhgimit tonë është vërejtur se ai ka ndjekur rrymat selefiste në Gjermani dhe kishte potencial për të kryer sulme terroriste,” tha ministri gjerman Herrman.

23 vjeçari sipas medieve gjermane kishte tentuar disa herë të shkojë në Siri dhe ishte shprehur i ekzaltuar nga sulmi terrorist në Charlie Hebdo, duke shkruajtur “Nderi i profetëve”.
Nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por nga mosha dhe koha e dëbimit mund të kuptohet se për cilin bëhet fjalë nga autoritetet e Kosovës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat