Brenda tuneleve të ISIS-it në Irak (Foto/Video)

Lajme

Brenda tuneleve të ISIS-it në Irak (Foto/Video)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 09:39

Një rrjet i tërë tunelesh të fshehta, të ndërtuara nga luftëtarët e ISIS-it, është zbuluar poshtë një qyteti në Irak.

Të paktët 40 tunele nën qytetin Sinjar janë të pajisura me krevate për të fjetur, elektricitet, materiale për të përgatitur bomba, ilaçe dhe kopje të Kuranit.

Tunelet janë zbuluar nga forcat kurde, të cilat e kanë çliruar qytetin veriperëndimor të Irakut këtë muaj, pas një viti sundim nga Shteti Islamik.

Një prej drejtuesve të kurdëve të Irakut thotë se ISIS-i e ka ndërtuar këtë rrjet tunelesh për t’u shpëtuar bombardimeve dhe për të fshehur armatimin.

Tunelet nisin dhe përfundojnë brenda shtëpive të qytetit, në muret e të cilave janë hapur vrima.

Ato janë ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i japin mundësi një të rrituri të lëvizë lirshëm apo të shtrihet e të flejë nëse mbi tokë i rrezikohet jeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat