Shala-kryeministrit: Merru me vizitën e kryekriminelit serb, jo me tubimin paqësor të opozitës

Lajme

Shala-kryeministrit: Merru me vizitën e kryekriminelit serb, jo me tubimin paqësor të opozitës

Nga: Arben Sylejmani Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 09:40

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Haxhi Shala në një prononcim për “Bota sot”, thotë se kryeministri Isa Mustafa, në vend që të flas lidhur me tubimin paqësor të opozitës për të shtunën, me 28 nëntor, ai duhet të merret me vizitën e Gjeneralit serb, Dikoviq.

Sipas tij, Gjenerali Dikoviq është një kryekriminel, i cili dyshohet se ka bërë masakra në Kosovë.

“Sa i përket deklaratës së kryeministrit, ai është mirë që të merret me kriminelët të cilët vijnë çdo ditë e vizitojnë Kosovën, e mos të merret me opozitën. Ajo është detyra e tij kryesore sepse para dy ditëve ishte kryekrimineli, Dikoviq i cili ka bërë masakra në Drenicë, në Mitrovicë, në Skenderaj e Leposaviq”, tha Shala.

Duke folur për qëndrimin e Divkoviq në Kosovë, ai tha se ende nuk dihet se çfarë marrëveshje ka nënshkruar ai me KFOR-in.

“Ai erdhi, nënshkroi marrëveshjen, e cila marrëveshje nuk dihet ende se çfarë përmban, si do ta shfrytëzoj Serbia hapësirën ajrore, a do ta shfrytëzoj me aeroplanë ushtarak apo civilë, apo si do të ja bëjë”, tha më tej ai.

Kryeministri Mustafa ditë më parë ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka qenë e njoftuar lidhur me vizitën e Divkoviqit në Kosovë, pasi që sipas tij, kjo marrëveshje është bërë në mes së KFOR-it dhe Divkoviqit.

Por, Shala thotë se kryeministri Mustafa duhet të bashkë punoj më shumë me ndërkombëtaret për tu informuar lidhur me vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë, pasi që sipas tij, kjo është detyra e kryeministrit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat