Pas rrëzimit të avionit, ja si bombardohet helikopteri rus në Siri (Video)

Lajme

Pas rrëzimit të avionit, ja si bombardohet helikopteri rus në Siri (Video)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:22

Një grup monitorues thotë se një helikopter ushtarak rus ka bërë një ulje të detyruar në territorin e kontrolluar nga qeverisë, në veri të Sirisë, pasi u godit nga forcat kryengritëse.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, ka thënë se kryengritësit, kanë goditur helikopterin, me një raketë antitank.

Helikopteri u ul në provincën Latakia dhe ekuipazhi i tij arriti të shpëtojë.

Kryengritësit kanë hedhur në erë më vonë helikopterin me një tjetër raketë.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë furnizuar disa grupe të opozitës në Siri me raketa antitank.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat