Turqia: Ja prova se avioni rus shkeli hapësirën tonë ajrore

Lajme

Turqia: Ja prova se avioni rus shkeli hapësirën tonë ajrore

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 15:13

Shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga avioni rus u vërtetuar edhe nga analiza e gjurmëve të radarëve.

Sipas informacioneve të marra nga burimet ushtarake turke thuhet se shkelja e hapësirës ajrore të Turqisë nga avioni me kombësi të paidentifikuar duket qartë nga analiza e radarëve.

Avioni rus edhe pse paralajmërohet disa herë nga forcat ajrore turke, nuk e ka lënë hapësirën ajrore të këtij vendi. Nga analiza e publikuar nga Forcat Ajrore të Turqisë duket qartë shkelja e hapësirës ajrore të territorit turk nga ky avion.

Ndërkohë në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se avioni nacionaliteti i të cilit nuk ishte i ditur ka shkelur hapësirën territoriale të Turqisë. Pasi është paralajmëruar në 5 minuta 10 herë avioni në fjalë nuk e ka lënë hapësirën e Turqisë.

“Në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Turqisë dy avionë të ushtrisë së Turqisë të tipit F-16 kanë ndërhyrë duke e rrezuar atë” thuhet në vazhdim të komunikatës së Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat