Arrestimi dhe protestat, skenar për përmbysjen e Qeverisë!

Lajme

Arrestimi dhe protestat, skenar për përmbysjen e Qeverisë!

Nga: Mimozë Lakna Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:45

Thuajse janë hequr të gjitha dyshimet se kryeskenari i dhunës në Kuvend dhe tash e bartur jashtë tij, është përmbysja e qeverisë! Por, modeli ende nuk është aq dramatik, sa të shihet si njëlloj puçi, por po provohet të rrëzohet Kryeministri i LDK-së, dhe më pas të vihet në krye të qeverisë nëse jo vetë Hashim Thaçi, një njeri i dëshirueshëm i PDK-së dhe
Një ditë pas arrestimit dhe më pas lirimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe trazirave që ndodhën, Policia e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, po e fajësojnë njëra tjetrën për këto ngjarje. Derisa Policia e Kosovës, thotë se u përdor dhunë me gurë e gaz lotsjellës në drejtim të saj, Vetëvendosja nga ana tjetër, thotë se Policia përdori dhunë ndaj protestuesve.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka deklaruar se protestuesit kanë përdorur dhunë, derisa Policia është treguar e përmbajtur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat