Labi: Kush ia instalon rrymën kësaj familje të varfër? (Foto)

Lajme

Labi: Kush ia instalon rrymën kësaj familje të varfër? (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:16

Labinot Tahiri ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të rregulluar instalimin e rrymës së një shtëpie, ku një familje jeton në kushte të mjerushme.

Ai thotë se me ndihmën e një humanisti i kanë rregulluar kulmin, ndërsa tani kërkon ndihmë për rregullimin e rrymës pa ardhur ende dimri.

Ja postimi i tij në Facebook:

Të nderuarë miq a ka dikush nga ju të lajmrohet që të instaloj rrjetin e rrymes dhe lyrjen e shtëpisë së Drita Hasanit?!
Shtëpiies i'a kemi rregulluar kulmin, i cili ka kushtur 2350 euro!
Parat për ta rregulluarë kulmin, i ka dhene Fazli Kolmekshaj me banim në Gjermani, me prejardhje nga Gjakova!
E falenderojmë shumë!
Ne po mundohemi të reegullojm pa e zenë Dimri sepse është në gjendje te mjerushme kjo familje!
Ju bej kerkesë edhe Llapjanëve ose kushdo qoftë te ja kryej lyrjen e shtepisë së Drita Hasanit!
E vështirë për të ja dal me e ndertu një shtëpi! Dhashtë Zoti që të kryhet kjo, dhe më si individ nuk kam mundesi të mirrem sepse kam edhe punet e mia!
Kjo është e 5-ta familje që e fusim mbrenda në shtëpi për 6 muaj punë dhe lobim!
Ju faleminderit pres ndoj pergjegjeje te shpejt!
Zoti na ndihmoftē, e rendesishme kulmi u kry!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat